×
  • Ekonomi
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Deputetët evropianë miratojnë paketën për rimëkëmbje

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar planin për rimëkëmbje të këtij blloku.

    Kështu i është hapur rrugë vendeve anëtare që të kenë qasje në gati 700 miliardë euro si kredi apo grante, me qëllim të tejkalimit të dëmeve ekonomike që ka shkaktuar pandemia.

    Grantet rreth 300 miliardë euro do të ndahen për investime dhe reforma, me qëllim të stimulimit të ekonomive të 27 vendeve anëtare, transmeton dpa.

    Për të fituar qasje në të holla, shtetet e BE-së duhet të dorëzojnë planet e tyre për shpenzime deri më 30 prill.

    Komisioni Evropian dhe vetë shtetet e BE-së më pas duhet të pajtohen për secilin plan.

    Në votimin e të martës, rezultatet e të cilit janë publikuar të mërkurën, deputët e Parlamentit Evropian, kanë miratuar planin me shumicë votash.

    Përgjatë debatit, deputeti Siegfried Muresan, që ka qenë i përfshirë në negaciata, ka thënë se fondet duhet të shfrytëzohen për të modernizuar ekonomitë e shteteve.

    “Këto para nuk duhet të përdoren për shpenzime të zakonshme të buxhetit, por për investime dhe reforma”, ka thënë ai.

    Shtetet anëtare ende duhet të pranojnë zyrtarisht paketën, mirëpo nuk pritet të ketë pengesa në këtë aspekt.

    Problemi më i madh do të jetë miratimi i vendimit që i mundëson bllokut evropian të huazojë paratë nëpër tregje.

    Shumica e paketës së rimëkëmbjes besohet se do të financohet në këtë mënyrë.

    Kur ky dokument të ratifikohet dhe të miratohen planet kombëtare, Komisioni Evropian duhet të ndajë paratë për qeveritë – mirëpo ato nuk pritet të dorëzohen për disa muaj, marrë parasysh procedurat komplekse.

    Plani i BE-së për rimëkëmbje do të mbulojë masat që zbatohen në periudhën shkurt 2021- gusht 2026.

    Projektet që janë miratuar para planit për rimëkëmbje, do të mund të financohen po ashtu.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet, njoftoi të shtunën...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga hapja e fushatës së kësaj partie, i ka çuar një mesazh direkt Lëvizjes Vetëvendosje....
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se një tjetër prioritet i tij është edhe shëndetësia e qasshme dhe e...
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. “Jam kanë shumë hiperaktiv,...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është shtylla e shoqërisë. “Kur flasim për mbështetjen e familjeve, ato...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamta, ka thënë se një prej prioriteteve kryesore të tij është zhvillimi ekonomik. “Vizioni im për...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.