Pas takimit që pati dje me Presidenten Vjosa Osmani, Shefi i CIA-s, William Burns, është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Vizita e Burns në Kosovë pas Beogradit dhe Bosnjës, siç raportohet, është pjesë e një rrotullimi të gjerë të takimeve që ai po zhvillon në rajon. Kjo ndodhi në një periudhë të tensionuar për Ballkanin, ku veprimet dhe vendimet politike shpesh herë ndikojnë në stabilitetin e rajonit.
Në lidhje me takimin e William Burns me krerët e shtetit për FrontOnline janë deklaruar deputetë nga Komisioni për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe eksperti i sigurisë Drizan Shala
Deputeti i VV-së: Për keqardhje janë ata që thanë se shefi i CIA-s nuk do ta takojë Kurtin
Arbër Rexhaj, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka theksuar për Front Online rëndësinë e vizitës së shefit të CIA-s në rajon dhe për Republikën e Kosovës.
Sipas Rexhajt, kjo vizitë vjen në një moment delikat, pas sulmeve terroriste të organizuara kryesisht nga Serbia. Ai vlerëson se kjo vizitë është një tregues i mbështetjes së fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën dhe një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të dy vendeve.
Rexhaj po ashtu i është përgjigjur kritikave të opozitës që kanë thënë se shefi i CIA-s nuk do të takojë Kryeministrin Albin Kurti, duke shprehur keqardhjen për këtë qëndrim.
Ai beson se Kryeministri Kurti do të ketë mundësinë të paraqesë detajet e takimeve dhe të informojë publikun në kohën e duhur. Rexhaj nënvizon se kjo vizitë është një mundësi e rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Arbër Rexhaj:Vizita e shefit të CIA është në fazën e vizitave që ai i ka bërë në vendet e rajonit dhe është shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës duke pasur parasysh që Kosova ka pësuar një sulm terrorist të organizuar kryesisht nga Serbia
Opozitarët që kanë thënë fjalë se shefi i CIA nuk do ta takojë Kurtin bien në tokë dhe janë për keqardhje
Besoj që kryeministri Kurti së shpejti pra ato që jaë për publikun dhe ato që mund të thuhen do të dalë dhe do ti tregojë vet dhe do të informohemi edhe ne më shumë për detajet e takimit mirëpo ajo që realisht lexohet nga ky takim është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë përkrah Kosovës dhe se bashkëpunimi jonë mes institucioneve tona dhe të tyre është shumë i fortë “ tha Rexhaj për FrontOnline
Deputeti i PDK-së: “Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë është një ngjarje me peshë të madhe politike dhe strategjike
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hisen Berisha ka theksuar rëndësinë e vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një ngjarje me peshë të madhe politike dhe strategjike.
Ai ka shpjeguar se kjo vizitë ka për qëllim të dërgojë mesazhe të rëndësishme për krerët e shtetit të Kosovës, si dhe për politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit, dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor në tërësi. Në një kohë kur tensionet në rajon janë të pranishme, përfshirë sfidat në Bosnjë, veprimet e paqëndrueshme të Kosovës dhe destruktivitetin e Beogradit, vizita e shefit të CIA-s mund të shihet si një përpjekje për të ri konfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën . Deputeti thekson se kjo vizitë i jep rëndësi bashkëpunimit të ngushtë në fushën e sigurisë dhe inteligjencës dhe nënvizon mesazhin e interesit gjeostrategjik dhe pasojave të destruktivitetit për sigurinë dhe zhvillimin demokratik të rajonit
“Në një kohë kur tensionet në rajon janë ende të pranishme, qoftë në Bosnje me Republikën Serbe dhe pretendimet separatiste të Dodikut, Kosovën me veprimet dhe vendimet politike të pa harmonizuara me aleatët dhe destruktivitetin serb nga Beogradi, e nuk përjashtohet mundësia për tensione edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, që përbëjnë sfida për sigurinë e brendshme janë të larta. Prandaj, ky takim mund të shihet si një përpjekje për të ri konfirmuar mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e sigurisë dhe inteligjencës”, tha Berisha për FrontOnline
Ai gjithashtu vlerëson se vizita mund të përçojë një mesazh të qartë për krerët e shtetit të Kosovës për domosdoshmërinë e veprimeve të kujdesshme dhe të koordinuara në politikën e brendshme dhe të jashtme. Pjesë e këtij mesazhi është edhe nevoja për të shmangur veprimet e njëanshme që mund të rrezikojnë stabilitetin e brendshëm dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-të. Deputeti nënvizon se vizita ka për qëllim të rrisë vetëdijen e liderëve kosovarë për rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe se çdo veprim që lidhet me shërbimet inteligjente duhet të trajtohet me kujdes të madh. Ai e sheh këtë vizitë si një kujtesë për krerët e Kosovës se lidhja me Shtetet e Bashkuara është kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e vendit dhe për një të ardhme më të sigurt për Kosovën dhe rajonin.
“Vizita mund të ketë për qëllim të rrisë vetëdijen ndërmjet liderëve kosovarë për rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Çështje të tilla si afera e rekrutimit të individëve nga ambasadat e huaja apo çdo veprim që lidhet me shërbimet inteligjente duhet të trajtohen me kujdes të madh për të shmangur keqkuptimet dhe për të mbajtur një raport të mirë me aleatët ndërkombëtarë”, u shpreh Berisha .
Drizan Shala: Kush vepron kundër interesave të SHBA-së do të përballet me sanksione të drejtpërdrejta
Drizan Shala, eskpert i sigurisë, ka komentuar vizitën e planifikuar, që në dukje është e paplanifikuar nga ana e shefit të CIA-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.
Shala thekson se kjo vizitë është e lidhur ngushtë me përpjekjet dhe angazhimet e Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe në luftën kundër Rusisë, duke u përfshirë në koalicionin ndërkombëtar. Në kontekstin e brendshëm të sigurisë në Kosovë, ai vëren se ka pasur prishje të ekuilibrit të sigurisë në vendet që shefi i CIA-s i ka vizituar, dhe një potencial të rritjes së nacionalizmit brenda spektrit politik në Ballkanin Perëndimor. Shala thekson se vizita e drejtorit të CIA-s në Kosovë është e lidhur me shqetësimet për vendimet e fundit, si hapja e urës që është në kundërshtim me kërkesat dhe urdhrin ekzekutiv të presidentit Biden, i cili është aktiv në rajon për tri vite.
“Sa i perket vizites se planifikuar, që në dukje ishte e paplanifikuar nga ana e kreut te CIA-se në rajonin e Ballkanit Perendimor duke përfshirë edhe Kosoven ndë rlidhet me proceset në të cilat Republika e Kosoves është pjesë përbërëse në luften apo mbë shtetjen Ukraine- Rusi duke upadte- uar antarë t dhe duke suportuar koalicionin kundër Rusisë , nga ana tjetër ne kemi pasur disa fragjilitete në kontekstin e brendshëm të sigurisë ne Republiken e Kosoves, pë rfundimisht ka pasur edhe prishje të ekuilibrit te sigurisë në vendet të cilat i ka vizituar dhe ka një potencial të nacionalizmit të thirrur nga ana e spektrit politik brenda Ballkanit Perendimor . Vizita e drejtorit me theks në Republikë n e Kosovë s ndë rlidhet me qendrimin e formes së kryer, sa i perket vendimit pë r hapjen e ures, e cila është në kundërshtim me kërkesat. Një kohesisht edhe në kundeshtim me urdherin ekzekutiv të lë shuar nga presidenti Biden, i cili tash e tri vite është aktiv në rajonin e Ballkanit Pereë dimor”, u shpreh Shala
Ai gjithashtu përmend se gjatë vizitës është diskutuar edhe lufta kundër terrorizmit, si një argument shtesë për bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shala thekson se shefi i CIA-s ka informuar të gjitha vendet e rajonit për përditësimin e listës së zezë, duke theksuar se kushdo që vepron kundër interesave të SHBA-së ose shkel urdhrin ekzekutiv të Biden do të përballet me sanksione të drejtpërdrejta, qoftë individuale apo për kompanitë përkatëse.
” Njëkohesisht është diskutuar edhe tema e cila lidhet me luftën kundër terrorizmit si njeë argument shtesë për të bashkëpunuar në mes vendeve në Ballkanin Perendimor , por padyshim në kuader te kësaj vizite shefi i CIA- se i ka njoftuar në aSpektin formal gjithë vendet e Ballkanit Perendimor , sa i perket update- imit të listes së zezë e cila është një argument i asaj që kushdo që punon dhe vepron kundër interesave te Shteteve te Bashhkuara të Amerikes, dhe shkel urdhrin ekzekutiv të Biden do të ballafaqohet me sanksione të drejtperdrejta qoftë individuale apo të kompanive qe përfaqësojnë” , deklaroi Shala për FrontOnline
/FrontOnline/