×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Deputetët e opozitës: Refuzimi i gazjellësit, rënie e Qeverisë “Kurti”

    FrontOnline
    01 Tetor 2021

    Qeveria e Kosovës dje edhe zyrtarisht ka refuzuar projektin për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane.

    E, këtë vendim të Qeverisë po e kundërshtojnë ashpër opozita.

    Ata thonë se me këtë vendim u është hapur rrugë investimeve nga kompanitë sllave, shkruan FrontOnline.

    Deputeti i PDK-së: Do të ketë pasoja refuzimi i gazsjellësit amerikan

    Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi e Tregti, Ferat Shala, në një prononcim për FrontOnline, ka deklaruar se ky vendim është gabimi më i madh strategjik që ka bërë Kosova.

    “Vendimi Qeverisë për refuzimin e projektit të gazsjellësit është vendim i keq i cili sjellë pasoja të mëdha ekonomike, strategjikisht për vendin, është një vendim që i dëmton proceset dhe projektet strategjike ekonomike të Kosovës. Është një vendim i cili i hap portën e vazhdimit të investimeve dhe të importit të energjisë së Kosovës që Kosova faktikisht bën import milionësh qindra milionësh brenda vitit nga kompanitë sllave”, ka deklaruar Shala për FrontOnline.

    I, pyetur se pas këtij vendimi a mund të këtë prishje të raporteve në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shala ka thënë se nuk beson se qeveria amerikane do të bie në nivelin e qeverisë Kurti.

    “Dhashtë Zoti që Qeveria amerikane nuk besoj dhe nuk do të bjen në nivelin e një koncepti të tillë të baraspeshës me një qeveri kaq të papërgjegjshme siç është në këtë rast Qeveria Kurti”, ka shtuar Shala.

    Deputetja e LDK-së: Qeveria ‘Kurti 2’ po bie

    Fillim të rënies së Qeverisë “Kurti 2”, e ka quajtur vendimin për refuzimin e gazsjellësit amerikan, deputetja e Lidhej Demokratike të Kosovës, njëherit anëtare e Komisionit Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi e Tregti, Valentina Bunjaku.

    “Refuzimi i gaz përçuesit amerikan, është fillimi i rënies së Qeverisë ‘Kurti 2’. Kushdo që refuzon amerikanët, nuk përkrahet nga qytetarët tanë. Gazi do të na pavarësonte nga ndikimi serb e rus. Interes ekonomik, gjeopolitik, gjeostrategjik dhe kombëtar, është rreshtimi me projektet amerikane. Gabimet e Vetëvendosjes tashmë janë të mëdha dhe tani është koha për alarm nacional, kah jemi nisur dhe kah po shkojmë”, ka deklaruar Bunjaku.

    Ish-ministri i Ekonomisë: Refuzimi i gazsjellësit, veprim i pamatur

    Vendimin për refuzimin e gazpërçuesit amerikan e ka komentuar edhe ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri.

    Shatri në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për refuzimin e gazit amerikan është veprim i pamatur.

    “Refuzimi i një projekti të tillë dhe i një projekti që ka qenë i ndërlidhur edhe me qarqe të tjera zhvillimore është mendim i pamatur dhe i papjekur mirë. Aspekti tjetër që lidhet është edhe aspekti strategjik, pra me kënd është ky vendi jonë a është me Azi a është me Amerikë, kujt po i japin prioritet, kënd po e favorizojnë në shfrytëzim të pasurive tona e kënd po e injorojnë”, është shprehur ai, për FrontOnline.

    Sipas tij, dje Kosova ka vepruar kundër kërkesave që lidhen me energji.

    “Ne edhe pse kemi thëngjill, e kemi disa pasuri që lidhen me energji megjithatë patjetër duhet me iu përshtat kërkesave të reja që i ka njerëzimi në përgjithësi sepse andej janë orientimet. Institucionet financiare ndërkombëtarë janë të përcaktuara se në cilat drejtime investojnë dhe i përkrahin dhe ne duhet me u përshtat me to, dhe në këtë rast kemi vepru kundër tyre”, ka shtuar Shatri, për FrontOnline

    Gjatë ditës së djeshme ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë tutje me projektin për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane.

    Rizvalloni ka thënë se kanë nevojë për më shumë informacione rreth projektit të gazsjellësit për të ditur nëse është projekt adekuat për tranzicionin energjetik të Kosovës./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.