Deputetët e Lëvizjes Besa sot njoftuan kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi se do të veprojnë në kuadër të koalicioni ‘Munde=mi’, por si deputetë të pavarur.
Ata kanë njoftuar kryetarin e Kuvendit se me këtë nuk do të ndryshojë asgjë në funksionimin e koalicionit, por duan të jenë deputetë të pavarur të Lëvizjes Besa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lëvizja Besa për shkak se ka vetëm 4 deputetë, nuk mund të formojë grup kuvendar dhe për këtë shkak ata do të veprojnë si të pavarur.
Javën e kaluar te kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi arritën katër njoftime për formim të grupeve kuvendare edhe atë nga koalicioni ‘Mundemi’ të LSDM-së, BDI, OBRM-PDUKM dhe koalicioni dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Ndryshe, për formim të grupi kuvendar nevojiten minimum pesë deputetë.