Zyrtari i një banke në Gjakovë ka raportuar në polici se nga një biznes në bankë janë deponuar 600 euro fals.
Policia ka bërë të ditur se paratë janë sekuestruar dhe se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në bankën private, ka raportuar se nga një biznes në bankë janë deponuar 600€ para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.