×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me kusht dhe gjobë asamblisti i LDK-së në Gjakovë për deklarim të rrejshëm të pasurisë

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Gjykata Themelore në Gjakovë, të mërkurën, e ka shpallur fajtor asamblistin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Kuvendin Komunal në Gjakovë, Sadik Hoti, i cili po akuzohet për deklarim të rrejshëm të pasurisë.

    Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Drilon Haraçia, i akuzuari Hoti është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Dënimi me burgim ndaj të akuzuarit nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.

    Ndërsa, gjobën i njëjti është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    Paraprakisht në seancën e shqyrtimit gjyqësor të  mbajtur në paraditen e së mërkurës, i akuzuari Hoti e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

    Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurorja Deshirë Jusaj, e cila tha se ky pranim ka mbështetje në prova dhe shkresa të lëndës.

    Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Nexhmendin Gashi kërkojë nga gjykata që t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese me rastin e shqiptimit të llojit dhe lartësisë së dënimit.

    Ndryshe, Sadik Hoti po akuzohet nga Prokuroria në Gjakovë se ka kryer veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 2 të KPRK-së.

    Sipas aktakuzës, Sadik Hoti po akuzohet se nga 1 deri më 31 mars te vitit 2019 në Gjakovë, në rrugën “Nënë Tereza” në Kuvendin Komunal në Gjakovë, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, ka qenë i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve finaciare, i akuzuari Hoti nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara, duke mos shënuar në formularin e deklarimit të pasurisë veturën e cila është në pronësi të djalit të tij “Volkswagen VW- Golf 1K”, vit i prodhimit 2011.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Në Lipjan është arrestuar një person pasi raportohet se te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole me gaz...
    Lajme13 Shtator 2024
    Specialët e Policisë së Kosovës kanë hapur valixhen e dyshimtë në oborrin e Komunës së Mitrovicës. Brenda saj rezultoi të kishte vetëm...
    Kronika13 Shtator 2024
    Mëngjesin e së enjtes është arrestuar një person në Fushë Kosovë për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar fizikisht një shtetase...
    Të tjera
    Vip13 Shtator 2024
    Ditët e fundit, prezenca e Heidi Bacit në rrjetet sociale ka rënë ndjeshëm, me postime të rralla që kanë ngjallur kuriozitet te...
    Vip13 Shtator 2024
    Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova, formati më gjigant në Kosovë, së shpejti do të vijë në ekranet tuaja. Duke...
    Vip13 Shtator 2024
    Ish-banorja e “BBVK” Vesa Vllasaliu ka marrë vëmendje në rrjetet sociale. Pak nga jeta private e pak nga ajo personale po arrin...
    Sport13 Shtator 2024
    Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj ka filluar stërvitjet me ekipin e tij të ri, Al-Ittihad. Mitaj u transferua në Arabinë...
    Sport13 Shtator 2024
    Sulmuesi holandez, Memphis Depay, ka thënë se pret që edhe shumë futbollistë të tjerë evropiane do t’i bashkohen atij në elitën e...
    Sport13 Shtator 2024
    Pas pushimit ndërkombëtar, sonte rikthehet futbolli i ligave të Europës. Ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes St. Etienne dhe Lille, ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.