×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohen 344 qytetarë për mos respektimin e masave të Covid-19 në Ferizaj

    FrontOnline
    23 Prill 2021

    Në zbatim të vendimit të ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , gjatë këtyre ditëve ka vazhduar zbatimin e masave Covid- 19, gjithnjë në përputhje me Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid 19.

    Në njoftimin e bërë për media nga Policia e Kosovës thuhet se për këtë periudhë janë shqiptuar 344 gjoba, si dhe janë dhënë 106 vërejtje policore.

    “Angazhimet policore janë duke vazhduar në bashkërendim dhe koordinim edhe me mekanizmat tjerë ndër-institucional, inspektorët, ku i gjithë ky angazhim ka reflektuar si masë parandalimi dhe ngritje e nivelit të respektimit të këtyre masave. Policia, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e masave, ka shtuar kontrolle në qendrat tregtare, lokalet e gastronomisë, transportit publik të udhëtarëve, e po ashtu edhe kontrollin e respektimit të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve pas orës 22:30-05:00”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

    Tutje, në njoftim thuhet se “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falënderon të gjithë qytetarët që në masë të madhe po i respektojnë këto masa, njëkohësisht apelon për respektimin e këtyre masave nga të gjithë, në të mirë të shëndetit publik”.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.