Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e gjithë vendit lidhur me masën e mosmbajtjes së mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 297 kundërvajtje, njofton MPB.
Ministria e Brendshme, njëherësh apelon deri te qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes ndaj Covid-19.
Qytetarët që nuk mbajnë maska ju shqiptohen dënime prej 20 eurove, në kundërvlerë të denarit. Përndryshe, në Maqedoni shqiptohen mbi 200 dënime çdo ditë.