Stuhia e këtyre dy netëve në fshatrat e Vushtrrisë ka shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, kultura bujqësore dhe në infrastrukturë.
Dhe siç thuhet në faqen e Facebook-ut “Komuna Vushtrri – faqja zyrtare”, ekipet emergjente të Komunës dhe Zjarrfikësit janë në terren duke i dalë në ndihmë banorëve.
Po në këtë faqe janë publikuar edhe disa pamje në të cilat shihet një oborr i mbushur me ujë, nga i cili banorët, ndihmohen me litar për të dalë nga shtëpia.
Mirëpo, banorët e fshatit Dumnicë, kanë deklaruar se ende nuk ka pasur vizita të komunës, për t’i vlerësuar dëmet nga stuhia dhe vërshimet.
Në një reagim në rrjetin social Facebook, Zejnepe Bekteshi, banore e fshatit Dumnicë e Poshtme, thotë se kjo komunë edhe pas tri dite nuk kanë qenë në vendin e ngjarjes.
A sa fotografia bohet e publikohet per nje rruge me u shtru, qofte ajo edhe 2 metra.
Knej ka dame te konsiderushme, komuna po flen”, ka reaguar ajo.
Krahas saj, këtë e kanë pohuar edhe shumë familje të tjera të këtij fshati, të cilë kanë pësuar mjaft dëme.
Më posht gjeni edhe dëmet që u janë shkaktuar edhe disa bizneseve, në këtë rast Fabrikës së dyerve”Altina”.