×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Dëmet në shëndet kur ju mungon kalciumi

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Kalciumi është minerali më i bollshëm që gjendet në trupin e njeriut. 99 për qind e të gjithë sasisë së kalciumit në organizëm ruhet në kocka dhe dhëmbë.

    Sipas të dhënave, ai luan një rol thelbësor në shëndetin e zemrës. Burimet më të pasura të kalçiumit janë ato të bulmetit, megjithatë kalciumi i marrë nga perimet përthithet më mirë në organizëm.

    Shenjat paralajmëruese të mungesës së kalciumit

    Tharja e lëkurës

    Trupi e shfaq në lëkurë kur vuan nga mungesa e kalciumit. Lëkura pëson tharje të madhe preket nga probleme si ekzema apo psoriaza.

    Lodhja

    Mungesa e kalçiumit manifestohet me lodhje ekstreme, mungesë energjie dhe plogështi të vazhdueshme. Rekomandohet të mos merrni pije energjie por të pasuroni regjimin tuaj ushqimor.

    Depresioni

    Kalciumi është thelbësor jo vetëm për humorin. Ai ka efekt qetësues për trupin dhe trurin. Sa më pak kalcium të merrni aq më të acaruar dhe të depresionuar do të jeni.

    Pagjumësia

    Gjatë gjumit, nivelet e kalciumit luhaten ndjeshëm. Në këto orë, trupi pëson rënien më të madhe të nivelit të kalciumit. Kjo do të prishë cilësinë e gjumit sepse kalciumi ka një rol të fortë në formimin e melatoninës, hormonit që na ndihmon të flemë.

    Imuniteti i dobët

    Kalciumi luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Mungesa e tij e bën trupin më të dobët dhe më të brishtë ndaj baktereve. Kësisoj ju do të sëmureni më shpesh nga e ftohura dhe gripi.

    Vështirësi në gëlltitje

    Mund të duket e çuditshme, por mungesa e kalciumit shkakton vështirësi në gëlltitje. Kjo ndodh si pasojë e kontraktimit të keq të muskujve të fytit. Ndonjëherë gjërat përkeqësohen duke shkaktuar ndryshime edhe në të folur.

    Dhimbje dhëmbi

    Siç e thamë edhe më lart, pjesa më e madhe e kalciumit në trup ruhet tek kockat dhe dhëmbët. Mungesa e këtij elementi shkakton zverdhje, prishje dhe rënie të dhëmbëve.

    Si të trajtoni mungesën e kalçiumit

    Çdo i rritur ka nevojë për 1000 mg kalcium në ditë. Kjo sasi mund të plotësohet duke ngrënë më shumë brokoli, barishte, salmon, sardele, peshk ton, djathë, qumësht, bajame, qiqrra, fasule dhe fara susami. Për të garantuar një përthithje më të mirë të kalciumit duhet të merrni edhe vitaminë D e cila gjendet tek e verdha e vezës, gocat e detit, karkalecët e detit, kërpudhat, lëngu i portokallit dhe tërshëra./AgroWeb.

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Ndër aplikacionet e shumta që ndikojnë në shkarkimin e shpejtë të baterisë në telefona, veçohen dy në veçanti. Analiza jonë PBC na...
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Të bëhesh nënë, si shumë nga përvojat e mëdha të jetës, është një situatë kontrastesh: mund të jetë pika më e lartë...
    Lifestyle25 Dhjetor 2024
    Dashi Parashikohet një ditë mjaft pozitive në saj të ndikimit të Hënës. Do të ndiheni të mbushur me energji dhe me humor...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Përfaqësuesi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, pas një takimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk ka mungesë të energjisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Lia e majmunit, u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në 1958 kur tek majmunët shpërtheu një infeksion i ngjashëm me...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kosova po përballet me mungesë të rrymës gjatë ditëve të fundit, e në disa qytete ndërprerja është më e theksuar. Madje, në...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se është konfirmuar një rast i infektimit i importuar të Mpox, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.