×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmet më të mëdha në Malishevë u shkaktuan në fshatrat afër lumit Mirusha

    FrontOnline
    16 Janar 2021

    Një ndër komunat më të prekura nga vërshimet në Kosovë ditët e fundit është edhe Malisheva. Në këtë komunë më shumti dëme kanë pësuar fshatrat dhe tokat që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha.

    Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në sektorin e biznesit privat, pasi uji ka depërtuar në disa lokale afariste në qytetin e Malishevës dhe në vendbanime tjera, e po ashtu uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi private. Si rezultat i kësaj situate, gjatë ditëve të kaluara ka pasur kërkesa për evakuime dhe strehim të përkohshëm të familjeve.

    Por ende nuk dihet saktë se sa toka bujqësore dhe familje janë të dëmtuara.

    Në një përgjigje me shkrim për lajmi.net nga komuna e Malishevës kanë thënë se a aktualisht komisioni për vlerësimin e dëmeve është duke punuar në terren për vlerësimin e dëmeve në këtë komunë dhe pas vlerësimit do të dihet saktë vlera e dëmtimeve.

    “Komisioni për vlerësimin e dëmeve është duke punuar në terren për vlerësimin e dëmeve. Kur të përfundoj vlerësimi i dëmeve atëherë do të njoftoheni edhe ju me vlerën e dëmeve. Më së shumti dëme kanë pësuar fshatrat dhe tokat që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, por se sa tokë dhe familje janë të dëmtuara, do të dihet më saktësish pas vlerësimit të dëmeve”, kanë thënë nga zyra për informim në Malishevë.

    Ata kanë thënë se kompensimi i dëmeve do të bëhet pas vlerësimit, ku do të kërkojnë mjete nga Qeveria e Kosovës.

    “Komuna paraprakisht e bën vlerësimin e dëmeve dhe më pas do të kërkoj nga qeveria që të bëhet kompensimi i dëmeve, e më pas, varësisht nga situata do të shqyrtohen edhe mundësitë tjera për kompensim”, kanë thënë tutje nga kjo komunë.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.