×
  • Lajme
  • Lajme

    Demaj:“Projekti i historisë së përbashkët” kishte “hile”, materialet e mia për UÇK-në nuk u botuan

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Projekti i historisë së përbashkët nga Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore ka shkaktuar debate në Kosovë.

    Në këtë projekt të përmbledhur në disa vëllime kanë kontribuar autorë nga vende të ndryshme ndër të cilët edhe historiani nga Kosova Frashër Demaj dhe disa historianë nga Shqipëria.

    Disa citate nga ky libër kanë ngjallur indinjata në Kosovë. Dokumentet e dërguara nga historianët serb masakrës së Reçakut i referohen “incident”.

    Historiani Frashër Demaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se për shkak se ai ka qenë kontributor në këtë libër, është gjendur si cak i fyerjeve dhe linçimeve në rrjete sociale, përcjell Telegrafi.

    Ai thotë se Kosova nuk ka pasur fuqi të imponojë diçka në libër edhe për shkak të formatit të tij të botimit.

    “Të gjithë autorët kanë dërguar dokumentet arkivore të vendeve nga vijnë. Nuk janë pranuar arkiva nga vendet tjera por vetëm të Kosovë…Ke mundur të refuzosh por jo të ndryshosh dokumentet që kanë dërguar tjerët”.

    Historiani thotë se ka pranuar të jetë pjesë e librit pasi sipas tij është parë një rast i mirë për të pasqyruar të vërtetat historike të Kosovës.

    Demaj thotë se është e vërtet se në libër ka pasur hile pasi sipas tij jo gjithçka që është dërguar nga ai është publikuar.

    “Materialet e mia për UÇK-në nuk janë botuar”.

    Historiani thotë se vëllimin e plotë të librit e ka parë vetëm pasi është hedhur në botim./

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.