×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu: Skenat e djeshme poshtëruese, veprimet e EULEX-it të papranueshme

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas arrestimeve të djeshme nga ana e EULEX.

    Deliu thotë se Kosova gjithmonë ka bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare dhe se mënyra e arrestimeve të djeshmne ishte poshtëruese.“Kosova gjithmonë ka bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare dhe ka shërbyer si shembull. Prandaj, edhe EULEX-i si zbatues i urdhrave të Gjykatës Speciale është i familjarizuar tashmë me këtë fakt. Veprimet e fundit me rastin e arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilat krijojnë përshtypjen e një operacioni në një vend armiqësor janë të papranueshme dhe deformuese të realitetit faktik” shkruan Deliu në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë dhe të shenjtë për të realizu të drejtën jetike – lirinë. Ushtarët e saj janë luftëtarë të lirisë dhe nuk guxojnë të trajtohen sikur kriminelët vrasës të kësaj lirie, të cilët vetëm zvarrë mund t’i vendosje përballë drejtësisë.

    Kosova gjithmonë ka bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare dhe ka shërbyer si shembull. Prandaj, edhe EULEX-i si zbatues i urdhrave të Gjykatës Speciale është i familjarizuar tashmë me këtë fakt. Veprimet e fundit me rastin e arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilat krijojnë përshtypjen e një operacioni në një vend armiqësor janë të papranueshme dhe deformuese të realitetit faktik.Ish-ushtarët e UÇK-së kanë dëshmuar se me qetësinë më të madhe u janë përgjigjur ftesave nga cilido organ i drejtësisë ndërkombëtare, por është i papranueshëm trajtimi poshtërues e krahasues me kriminelët e fshehur skutave e të maskuar nga drejtësia ndërkombëtare.Veteranët qenë në zyret e veta dhe ka mjaftuar një ftesë për të evituar gjithë këto skena poshtërimi, të cilat natyrshëm mund të nxisin tensione të panevojshme.Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj ndaj drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa zbatuesit e kësaj drejtësie duhet të dëshmojnë sjellje profesionale ndaj të gjithë të akuzuarëve.Kosova nuk ka çfarë të fsheh nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare, por ka shumë çfarë të mbrojë, e mbi të gjitha – dinjitetin e luftëtarit të lirisë!

    https://www.facebook.com/blerta.deliu/posts/4542180745853271

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.