×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra: Qeveria duhet ta dijë se pa opozitën e ka të vështirë ta ratifikojë në Kuvend marrëveshjen me Serbinë

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se ky subjekt politik gjithmonë ka pasur besim në proceset ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të përfshira.

    “Ne mbështesim SHBA-në dhe angazhimin e tyre në procese të jashtëzakonshme për Kosovën përfshirë edhe atë të fundit. E kemi thënë gjatë rrugës që roli i SHBA-së është i pakontestueshëm. Ne kemi shprehur rezervat tona si PDK për delegacionin e Kosovës dhe mënyrën e bërjes së marrëveshjes në Washington”, ka thënë Deliu-Kodra.

    Ajo në Sytë 7 është shprehur se Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim me ta si opozitë.

    “Nuk kemi qenë të kënaqur me qasjen e Hotit që nuk ka treguar bashkëpunim për ta afruar opozitën. Qeveria nuk ka sjell një platformë për dialog në parlament. Kemi pritur bashkëpunim më të madh me Qeverinë. Qeveria duhet ta dije e pa përfshirjen e opozitës do ta ka të vështirë të kalojë në parlament marrëveshjen”.

    Sipas saj Hoti ka ndryshuar drastikisht qëndrim për “mini-shengenin”, duke pranuar së fundmi që Kosova të jetë pjesë e tij.

    “Ka qenë i çuditshëm ndryshimi i Hotit dhe të tjerëve që kanë dalë hapur dhe kanë akuzuar për “mini-shengenin. Ka ndryshim të qëndrimit rrënjësor”.

    Ndërkaq sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se nuk kanë përafrim të qëndrimeve.

    “PDK nuk ka vija të kuqe, por ka gjithmonë ide që mund të reformohen. Ka subjekte politike që duhet të reformohen për të pasur bashkëpunim opozitar”.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    rokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka sekuestruar 25 mijë euro që të dyshuarit kanë marrë duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Komuna e Drenasit ka arritur sukses duke u shpallur zyrtarisht kampione e Performancës Komunale për të gjashtën herë radhazi, me një rezultat...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Deri në tetë orë pa energji elektrike janë përballur dy pronarë të kompanive prodhuese nga Ferizaj dhe Malisheva. Kjo situatë ka vështirësuar...
    Të tjera
    Vip26 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta e ka pritur Gjestin para banjos me holluese në duar. Ajo në vazhdimësi...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    KESCO kishte dërguar një njoftim për konsumatorët e saj në Fushë Kosovë, duke i informuar për një ndërprerje të planifikuar të energjisë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka takuar sot për takimin lamtumirës, kryediplomaten kosovare Donika Gërvalla-Schwarz. Hovenier ka njoftuar se bashkë kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Gjermani ku është takuar me bashkatdhetarë. Sipas njoftimi në rrjetin social në Facebook, Haradinaj...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe djali i saj, Redoni, kanë vendosur që të lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vendimin i pari e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.