×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra ironizon me kushtet e Kurtit e takimin e Bislimit: Ato u plotësuan – Radoiçiqi u dorëzua dhe ndodhet në burg

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka ironizuar me takimin e sotëm të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe me homologun e tij serb, Petar Petoviq.

    Deliu-Kodra po ashtu ironizoi edhe me tri kushtet e vendosura nga kryeministri Albin Kurti, ku kërkoi nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq dhe dorëzimin e kryeterroristit dhe grupit të tij, Millan Radoiçiq te organet e Kosovës.

    “Pasi Serbia ia plotësoi të tri kushtet Kryeministrit Kurti, sot, zëvendëskryeministri Bislimi shkoi në takimin e radhës të dialogut – duke e ditur se Radoiçiqi është dorëzuar dhe ndodhet në burg”.

    “Po çka po bon në Bruksel kundër vullnetit të liderit dhe pa t’i plotësu kushtet, zëvendëskryeministër? Apo ke shku krye n’veti dhe për punë personale? Apo, mos vallë ju shkrinë kushtet rrugës?”, tha Deliu-Kodra.

    Më tej, ajo kushtet e Kurtit dhe takimin e sotëm të Bislimit i quajti si lojëra e manipulime “shumë të dobëta”.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Pavarësisë së Amerikës i ka dërguar letër presidentit Joe Biden. “Kontributi i...
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka nisur vizitën e tij në Turqi, ku nesër do të takojë edhe diasporën që jetojnë...
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka festuar sot ditën e tij të lindjes. Rama ka lindur më 4 korrik në Tiranë. E...
    Të tjera
    Lajme04 Korrik 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar qytetin e Ferizajt, komunë që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij,...
    Lajme04 Korrik 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve D.M. dhe H.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës...
    Sport04 Korrik 2024
    Jose Mourinho është i etur për të transferuar Ansu Fatin në Fenerbahce këtë verë, raporton Diario Sport. Vetëm muajin e kaluar, i...
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges. Osmani e Franges folën...
    Lajme04 Korrik 2024
    Me 10 vota për dhe 1 abstenim, anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) sot e kanë rizgjedhur Albert Zogajn për kryesues...
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është lajm i mirë që blloku operativ i rinovuar në Kirurgjinë Torakale është pajisur me filter...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.