×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Delegacioni i BQK-së po merr pjesë në punimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar

    FrontOnline
    15 Prill 2024

    Një delegacion i Bankës Qendrore të Kosovës, i kryesuar nga guvernatori Ahmet Ismaili, po merr pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që po mbahet në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Gjatë këtyre punimeve, delegacioni i BQK-së do të ketë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, ku do të diskutohet mbi zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare dhe pritjet e mëtejshme.

    “Në takimet që do të zhvillohen nga 15 deri më 21 prill, Guvernatori Ismaili do të prezantojë prioritetet për sektorin financiar në pajtim me objektivat dhe Planin Strategjik të BQK-së, përditësimin lidhur me zbatimin e programeve dhe asistencave teknike profesionale, përfshirë nevojat e reja për mbështetje profesionale. Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, përfaqësuesit e BQK-së do kenë takime bilaterale me drejtuesit e Departamentit Thesarit të SHBA-së, Bankës Federale të New York – FED (Banka Qendrore Amerikane), si dhe me homologët nga bankat qendrore partnere”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

    Në kuadër të takimeve pranverore të FMN-së dhe BB-së, Guvernatori Ismaili do të takohet me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, z. Bo Li, Drejtorin e Departamentit Evropian të FMN- së, z. Kammer, Zëvendëspresidenten e BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, znj. Bassani, Zëvendëspresidentin e BB-së njëherësh Drejtor i Thesarit, z. Familiar, drejtorët ekzekutiv të Konstituencave të FMN-së dhe BB-së, z. Palotai dhe Z. Demircan.

    “Gjithashtu, delegacioni i BQK-së do të ketë takime me drejtues dhe zyrtarë të lartë të institucioneve financiare për bashkëpunim në fusha të interesit. Paraprakisht në Boston të SHBA-ve, Guvernatori i BQK-së takoi drejtues të Universitetit të Harvardit, duke përfshirë Dekanin e Harvard Kennedy School, Dr. Elmendorft dhe profesorë eminentë që kanë shërbyer në pozita të rëndësishme shtetërore, si krye-ekonomistë, drejtues të Departamentit të Thesarit, anëtarë të Bordit të Rezervës Federale (FED Board), këshilltarë të ekonomisë në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në njoftim.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Ekonomi23 Korrik 2024
    Dyshekët e prodhuar në Kosovë janë produkti kryesor që  eksportohet nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) së paku gjatë...
    Ekonomi20 Korrik 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) , ka njoftuar se të dhënat nga tregtia e Jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për...
    Ekonomi19 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur ta ridizajnojë skemën e shtesave për fëmijët. Kryeministri Albin Kurti tha dje se për disa nëna këto...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.