Pak më parë u raportua se Policia e Kosovës ka shkuar në selinë e televizionit “First Channel”, pas skenave të dhunës që po shfaqen aty.
Lidhur me këtë për Front Online, ka folur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti për Front Online ka thënë se janë duke marrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorinë.
“Jemi në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore , për detaje do tju njoftojmë me kohë”, ka thënë ajo./Front Online
Pas dhunës së shfaqur në reality show, policia shkon te “First Channel”