Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për fitoren e Donlad Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit. Hoxhaj ka komentuar deklaratën e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, për Trump dhe Grenell.
Hoxhaj ka thënë se një deklaratë e tillë është e turpshme dhe s’i takon një ministreje të Jashtme të Kosovës dhe sipas tij, duhet të çmohet kontributi secilit pavarësisht se a është në pozitë apo në opozitë.
“Një deklaratë e tillë, mendoj që është e trupshme, nuk i takon dikujt si ministër i Jashtëm i Kosovës. Pavarësisht a është në pushtet apo opozitë, pavarësisht a është dikush në funksion apo në histori, duhet ta çmojmë kontributin e secilit”, ka thënë Hoxhaj në FRONTAL të T7.
“Deklaratë e papërgjegjshme dhe e turpshme”, ka shtuar tutje.
“Nuk besoj që dikush në Uashington merret seriozisht me znj. Gërvalla. S’e marrim as ne në Prishtinë”, ka thënë Hoxhaj.