×
  • Kronika
  • Kronika

    Dëgjohet dëshmia e djalit, babai i të cilit u vra në Gjilan nga ana e zyrtarit policor

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Të martën është mbajtur seanca gjyqësore në të cilën Vllaznim Hamdija akuzohet për vrasje të rëndë, posedim të paautorizuar të armës dhe përdorim të armës.

    Hamdija akuzohet se me 29 dhjetor 2019, në rrugën qarkore “NATO 99” në Gjilan, pas një aksidenti të trafikut që ka shkaktuar derisa ishte në gjendje të dehur, ka privuar nga jeta shoferin e kamionit, tani të ndjerin Lulzim Spahiu.

    Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit të shtetit, i pandehuri Vllaznim Hamdija ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë sepse sipas tij, nuk janë të vërteta ato që shkruhen në aktin akuzues.
    Në fjalën hyrëse të tij prokurori i shtetit deklaron se mbetet në tërësi pranë aktakuzës sepse e njëjta është e bazuar në prova të arsyeshme që vërtetojnë fajësinë e të akuzuarit.

    Në anën tjetër, përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Vlora Kadriu ka deklaruar se e mbështet aktakuzën e prokurorit të shtetit dhe e njëjta thotë se me administrimin e provave do të del në pah fajësia e të akuzuarit.

    Mbrojtësi i të akuzuarit Vllaznim Hamdija, avokati Ymer Huruglica në fjalën e tij hyrëse ka deklaruar se me asnjë provë të vetme nuk vërtetohet se i mbrojturi i tij ka kryer veprën penale nga dispozitivi i parë i kësaj aktakuze sepse i akuzuari në fjalë sipas avokatit Huruglica nuk ka shkaktuar rrezik për jetën e një apo më shumë personave të tjerë.

    Në këtë çështje penalo juridike në cilësinë e dëshmitarit është dëgjuar Blend Spahiu, i biri i të ndjerit Lulzim Spahiu.

    Në pyetjet e parashtruara nga ana e prokurorit të shtetit, Blendi deklaroi se ditën kritike është nisur me babin e tij në drejtim të fshatit Llabjan, dhe atë me qëllim të shitjes së kafshëve në treg. Me të arritur tek “Gllama” në rrugën qarkore në Gjilan, meqë rruga ka qenë e rrëshqitshme, babai im e ka ngadalësuar shpejtësinë e lëvizjes së kamionit dhe para nesh ka qenë një veturë e ndalur, pohon dëshmitari.

    Tutje dëshmitari thotë se “babai i tij paraprakisht ka dhënë shenjë për tejkalimin e veturës, mirëpo vetura ka dalë para kamionit dhe e njëjta nuk kishte dhënë shenjë për t’u kthyer me çka ne e kemi goditur në derën e përparme të automjetit, edhe atë mes derës së shoferit. Në atë moment, kur kamioni është ndalur dhe ne kemi dalë të shohim se çfarë ka ndodhur, nga makina ka dalë edhe i akuzuari i cili ka filluar të ofendojë dhe fyej. Ai ka nxjerrë revolen nga brezi dhe e ka drejtuar tek unë por një grua që ishte në makinë me të e ka ndalur atë”, ka thënë ai, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Blendi poashtu thekson se babai i tij ka hipur në kamion, ndërsa ky ka dalë mbapa kamionit, me çka ka parë tërë ngjarjen.

    Sipas Blendit, i akuzuari Vllaznim Hamdija është afruar në drejtim të kamionit dhe i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të babait të Blendit duke i dhënë këtij të fundit një plumb në pjesën e pasme të kokës.

    Më pas, ai thotë se e ka thirrur në telefon xhaxhain e tij Blerim Spahiun, të cilit i ka rrëfyer gjithë ngjarjen.

    Në pyetjet e mbrojtësit të të akuzuarit Vllaznim Hamdija, avokatit Ymer Huruglica, dëshmitari thotë se pas aksidentit të bërë në vendin e ngjarjes, ky ka qenë i pari që ka dalë për të parë se ç ‘kishte ndodhur, e më pas, pas tij ka dalur edhe babai i tij, kurse nga makina tjetër bashkë me të akuzuarin kanë dalur edhe dy pasagjerë të tjerë.

    “Kur kam dalë nga kamioni, nuk kam pasur gjë në dorë”, thotë dëshmitari. Ai vazhdon tutje duke sqaruar faktin se i ka thënë të akuzuarit se ose duhet të thërrasin policinë, ose duhet të merren vesh, por të njëjtit, sipas dëshmitarit nuk i ka bërë përshtypje kjo. Në konflikt e sipër, dëshmitari pohon se nga kamioni ka nxjerrë një shufër metalike, të cilën babai i tij nuk e ka lënë ta merrte sepse nuk donte zmadhim konfliktesh.

    Ai më pas ka thënë se pas 3 minutash pasi që babai i tij ka hipur në kamion ka ndodhur e shtëna.

    Dëshmitari po ashtu thotë se nuk ka pasur asnjë lloj përleshje fizike apo goditje mes tij dhe të akuzuarit ose të atit të tij dhe të akuzuarit.

    Në cilësi të dëshmitarit është dëgjuar edhe Nijazi Zeneli, pronar i lokalit “Elma”, i cili ka theksuar se Vllaznimi ka ardhur në lokal. Në lokal dëshmitari thotë se ka dëgjuar dy të shtëna, mirëpo nuk e ka parë se kush ka shkrepur me armë zjarri sepse i njëjti ka qenë në kuzhinë.

    Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Islam Thaçi seancën e radhës për këtë çështje penale e ka caktuar me 25 nëntor 2020 me fillim nga ora 09:30.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan, më 5 mars 2020, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Vllaznim Hamdija, me arsyetimin se i njëjti, me 29 dhjetor 2019, rreth orës 04:50 minuta, në rrugën qarkore “NATO 99” në Gjilan, ka privuar nga jeta tani të ndjerin, viktimën Lulzim Spahiu dhe ka rrezikuar të tjerë.

    Sipas aktakuzës, këtë i pandehuri e ka bërë në atë mënyrë që, derisa ishte duke e drejtuar veturën e llojit “Craysler Sebrig” (e padoganuar, siguruar dhe regjistruar), në shoqëri të personave Miradije Halili dhe Besnik Linomi, pasi kishin konsumuar pijë alkoolike, pasi arrin tek udhëkryqi që të dërgon në lagjen “Gavran”, përkatësisht tek furra e bukës “Shqiponja”, shkakton aksident trafiku me kamionin e llojit “Mercedes”, të cilin ishte duke e drejtuar tanimë i ndjeri Lulzim Spahiu.

    Në aktin akuzues thuhet se pas aksidentit, i pandehuri del nga vetura dhe pas një mosmarrëveshje përkitazi me aksidentin e komunikacionit në mes tij dhe viktimës, si dhe djalit të viktimës, Blend Spahiu, i njëjti nxjerr armën zyrtare nga brezi dhe pas disa shtyrjeve dhe përpjekjeve nga dëshmitarja Mriadije Halili dhe Besnik Limoni që ta ndalojnë të pandehurin që të gjuaj me armë, pasi viktima hyn në kamion dhe e mbyll derën, i pandehuri afrohet tek dera e kamionit ku dritarja ishte e hapur dhe shkrep në drejtim të viktimës, me ç’rast e godet atë një herë në pjesën nën vetullën e syrit të djathtë, ku viktima vdes në vendin e ngjarjes.

    Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Tutje, sipas dispozitivit të dytë të aktit akuzues, i pandehuri në kundërshtim me Ligjin për armët, ka mbajtur armë në pronësi, kontroll ose posedim dhe atë dy pistoleta të llojit “Bereta”, ku njëra është gjetur në dollapin u ulëses së parë të pasagjerit në veturën e tij, bashke me mbi 50 fishekë, kurse gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, janë gjetur edhe 7 karikatorë të armës zyrtare dhe 76 fishekë, të cilat armë dhe municion janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.

    Për këtë ai akuzohet se ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Kronika25 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, janë gjetur dhe konfiskuar pesë...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.