×
  • Lajme
  • Lajme

    Deda: 14 shkurti i viti 2021 e simbolizon transformimin e lidershipit politik në Kosovë

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2023

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, në një intervistë pas një kohe të gjatë, ka folur mbi lëvizjet politike në vend.

    Deda foli për qeverinë e përbashkët në mes VV-së dhe LDK-së, ku tha se ka qenë optimist se dy partitë mund ta qeverisin mirë Kosovën, por sipas tij, kjo s’ka ndodhur dhe është paguar kostoja politike se pse nuk ka ndodhur ajo.

    “Nuk ka ndodhur qeverisja e mirë pasi nuk e patën katër vjet mandatin, e prishën për 2-3 muaj, në gjysmë pandemia, e pa shpjegueshme ende, por është e kaluar. Dhe 14 shkurti i vitit 2021 është datë që e simbolizon transformimin e lidershipit në Kosovë. Sot e kemi Lumirin në LDK, Memlin në PDK. Ata janë krejt gjeneratë tjetër”, tha Deda në Rubikon në Klan Kosova.

    Më tej, ai tha se ka menduar që presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, me 51 për qind të votave të marra, do të hynin në një politikë më të urtë të brendshme.

    “Kur ti i ke 51 për qind, ti s’ke rivalë politikë dhe ty të duhet opozita më e fortë, nëse do t’ia shtrinin dorën partive politike që të mbërrihej një lloj dakordimi politik për procesin me Serbinë dhe përfundimin e shtet-ndërtimit në Kosovë edhe të dalim me një kulturë të re politike. E kjo është për keqardhje”, tha ai.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shkurt 2024
    Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza të premtën u godit nga një veturë në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Lajmi u...
    Lajme25 Shkurt 2024
    Ish nënkryetarja e komunës së Prishtinës dhe ish ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Arsimit, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar pas anulimit të...
    Lajme25 Shkurt 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se janë bërë 5 muaj që prej sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit të...
    Të tjera
    Sport25 Shkurt 2024
    Vazhdojnë të dalin detaje të reja se çfarë do të thotë ardhja e Kylian Mbappe për një Real Madrid që tashmë e...
    Lajme25 Shkurt 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se janë bërë 5 muaj që prej sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit të...
    Lajme25 Shkurt 2024
    Kryetari i Degës i PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se e ka vizituar deputeten e këtij subjekti, Ganimete...
    Lajme25 Shkurt 2024
    Ka vdekur infermierja e pensionuar Zyrafete Shehu. Kështu ka njoftuar Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësor të Kosovës. Ajo kishte...
    Bota/Rajoni25 Shkurt 2024
    Kryesuesi i ekipit të Serbisë në dialog, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në raundin e ri...
    Vip25 Shkurt 2024
    Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca është mjaftë aktive në mediat sociale. Ajo ka befasuar ndjekësit teksa publikon një video ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.