Deçani është kampion i Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Deçani vazhdon të konfirmohet si qendër e rëndësishme e hendbollit kosovar, ndërsa skuadra deçanase në edicionin e ardhshëm do të jetë në Superligë, përcjell FrontOnline.
Liga e Parë ka përfunduar të dielën. Deçani ka mbledhur 33 pikë që i mjaftojnë për pozitën e parë. Ndeshjen e fundit e fiton me rezultat zyrtar, pasi KEK-u nuk udhëtoi.
Në xhiron e fundit megjithatë kishte ndeshje të rëndësishme. Rahoveci e Samadrexha janë takuar në derbi për të përcaktuar pozitën e dytë. Rahoveci fitoi me rezultat 27:21. Besmir Kusari ishte më efikasi te rahovecasit me 10 gola. Selim Maloku shënoi 6 gola për Samadrexhën, që është një tjetër qendër e rëndësishme e hendbollit.
Rahoveci përfundoi kampionatin në vend të dytë me 32 pikë dhe do të luaj me Vushtrrinë në plejaut. Samadrexha përfundoi e treta në Ligën e Parë me 30 pikë./FrontOnline/