×
  • Lajme
  • Lajme

    Deçani bëhet me palestër sportive moderne, Dumoshi premton 18 projekte në këtë komunë

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Komuniteti i sportit në Deçan tashmë ka siguruar hapësirë për të zhvilluar aktivitetin e tij, kjo pasi sot në këtë komunë u inaugurua palestra sportive.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me ndërtimin e kësaj palestre sportive po kompletohet infrastruktura sportive që ndihmon në ecjen përpara të sportistëve kosovare drejt arenës ndërkombëtare.

    “Është me interes se sot kjo është kompletuar kjo sallë që sipas informatave të ministres Dumoshi është e standardeve të larta ndërkombëtare për hendboll dhe basketboll. Kështu, Deçani dhe komunat tjera gjithandej nëpër Kosovë po e kompletojnë infrastrukturën sportive për të qenë pjesë e komunitetit sportiv ndërkombëtar. Deçanit, Pejës e kësaj ane nuk i mungojnë sportistët në plotë sporte e keni bërë krenar Kosovën në plote sporte”, tha Hoti.

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi tha se në planin qeverisës janë rreth 18 projekte për sportin dhe kulturën e Deçanit.

    Derisa uroi sportistët për këtë palestër, Dumoshi theksoi se ata janë e ardhmja e vendit.

    “Programi i qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit është për zhvillim të sportit, andaj ne në komunën e Deçanit kemi diku 18 projekte. Komuna e Deçanit i ka specifikat e veta ne përveç sportit dhe këtë sall e cila është ndërtuar me të gjitha normat ndërkombëtare ku do luhen jo vetëm lojërat kombëtare, por edhe ndërkombëtare kjo flet shumë. Më vjen keq qe sportistët në këtë kohë pandemie nuk i kemi këtu por prapë ata janë e sotmja dhe e nesërmja jonë”, u shpreh Dumoshi.

    Kurse, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se pas 12 vitesh përpjekje më në fund edhe sportistët e Deçanit e kanë shtëpinë e tyre.

    “Më në fund pas shumë vitesh pas shumë përpjekjesh që janë përafërsisht rreth 12 vite komuniteti sportiv, sportdashësit e kanë shtëpinë e vetë. Faleminderit prej të gjithëve që keni kontribuua që ta kemi një objekt të tillë është fat për ne dhe po ashtu suksesi do të jetë i siguruar për ne”, u shpreh Ramosaj.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.