Rusia njoftoi sot dëbimin e tre diplomatëve sllovak si masë reciproke, pas dëbimit të tre diplomatëve rusë nga Sllovakia, vendimi i tretë i këtij lloji në një javë dhe shenjë tensionesh mes Moskës dhe europianëve.
Ky vendim rus iu bë i ditur ambasadorit sllovak në Moskë kur ai u thirr në Ministrinë e Jashtme ruse.
“Rusia, në bazë të parimit të reciprocitetit, ka marrë vendimin për të dëbuar nga territori tre bashkëpunëtorë diplomatikë të ambasadës sllovake në Moskë ”, theksoi ministria.
Sllovakia njoftoi në 10 gusht se kishte dëbuar tre diplomatë rusë për “një krim të rëndë”, ndërkohë që media lokale raportonte një lidhje të mundshme me vrasjen e një ish rebelit çeçen, Zelimkhan Khangochvili, në një park të Berlinit vitin e kaluar/AFP.