Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku ka takuar shumë figura kombëtare dhe elitarë të UÇK-së.
Haradinaj ka falendëruar mbështetësit e tij në Drenicë, duke shtuar se sa herë që shkon në Drenicë i kujtohen heronjtë dhe dëshmorët që i njohu në luftë.
“Drenica ishte sonte nikoqir i yni, dhe si gjithmonë një atmosferë e pashpjegueshme është kur je në mes luftëtarëve të dalluar të Drenasit me rrethin. Jemi bashkë si në çdo kthesë të rëndësishme për ta ndryshuar këtë degradim që ju bë vlerave tona kombëtare. Bashkë me Gjeneral Nurën dhe Gjeneral Fadilin e shumë figurave kombëtare u pritëm nga elitarët e UÇK-së. Çdo herë që shkoj në Drenicë, mendja më shkon te heronjtë e dëshmorët që i njofta në luftë, e aq më tepër kur me krenari të presin me dhjetëra luftëtarë që me shumë vullnet po i bashkohen vizionit për një Kosovë fituese. Faleminderit, Drenicë”, ka thënë Haradinaj.
Njoftimi i plotë:
Drenica ishte sonte nikoqir i yni, dhe si gjithmonë një atmosferë e pashpjegueshme është kur je në mes luftëtarëve të dalluar të Drenasit me rrethin.
Jemi bashkë si në çdo kthesë të rëndësishme për ta ndryshuar këtë degradim që ju bë vlerave tona kombëtare.
Bashkë me Gjeneral Nurën dhe Gjeneral Fadilin e shumë figurave kombëtare u pritëm nga elitarët e UÇK-së.
Çdo herë që shkoj në Drenicë, mendja më shkon te heronjtë e dëshmorët që i njofta në luftë, e aq më tepër kur me krenari të presin me dhjetëra luftëtarë që me shumë vullnet po i bashkohen vizionit për një Kosovë fituese.
Faleminderit, Drenicë!