Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin që ka pasur sonte në fshatin Grabovc me mbështetësit e kësaj partie.
Haradinaj ka treguar se kanë qenë në konakun e luftëtarit Shaban Berishës dhe vëllezërve të tij.
“Sonte isha në konakun e Shaban Berishës, luftëtarit të madh të luftës dhe paqes. Vëllezërit e tij, në krye me Milazimin, na pritën ngrohtësisht, siç e ka traditë shqiptari. Kjo familje, në luftën e fundit, kishte rreth 20 luftëtarë, secili më i zoti se tjetri”.
“Fshati Grabovc, që ndan Drenicën me Fushë-Kosovën, ishte kthyer në një barrikadë të pakalueshme për forcat armike. Kjo bujari shihej edhe sot në sytë e dhjetëra burrave që na nderuan me mikpritje dhe përkrahje të hapur për Kosovën fituese”, ka thënë Haradinaj.
Njoftimi i plotë:
Sonte isha në konakun e Shaban Berishës, luftëtarit të madh të luftës dhe paqes. Vëllezërit e tij, në krye me Milazimin, na pritën ngrohtësisht, siç e ka traditë shqiptari. Kjo familje, në luftën e fundit, kishte rreth 20 luftëtarë, secili më i zoti se tjetri.
Fshati Grabovc, që ndan Drenicën me Fushë-Kosovën, ishte kthyer në një barrikadë të pakalueshme për forcat armike. Kjo bujari shihej edhe sot në sytë e dhjetëra burrave që na nderuan me mikpritje dhe përkrahje të hapur për Kosovën fituese.
Gjithmonë do të jem krah i këtyre sakrificave të përbuzura nga ky pushtet.