Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, së bashku me deputetët Haxhi Shala e Gazmend Syla kanë nderuar heronjtë e Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”.
Haradinaj ka thënë se ishte ndjenjë e veçantë evokimi i kujtimeve për këta heronj qe e vunë themelin e shtetësisë
“Ishte ndjenjë e veçantë evokimi i kujtimeve për këta heronj qe e vunë themelin e shtetësisë së këtij shteti që vazhdon të sfidohet nga po i njëjti agresor”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot nderuam heronjtë e Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”. Ishte ndjenjë e veçantë evokimi i kujtimeve për këta heronj qe e vunë themelin e shtetësisë së këtij shteti që vazhdon të sfidohet nga po i njejti agresor. Bashkë me miq e shokë që rrugëtuam gjatë, e nderuam vetën duke bërë nderime tek heronjtë në Kleçkë.