×
  • Lajme
  • Lajme

    Damati në rastin e Konjufcës: S’ka elemente të veprës penale, qëllimi ishte mbrojtja e 8 mijë hektarë toke

    FrontOnline
    21 Shkurt 2024

    Musa Damati, avokat i deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se aktakuza e Prokurorisë ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk ka elemente të veprës penale dhe se qëllimi ishte mbrojtja e 8 mijë hektarë toke në rastin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

    Sipas Damatit, veprimet politike nuk duhet të gjykohen, teksa kërkon nga institucionet e drejtësisë të merren me krimet e organizuara.

    “Veprime këto të cilat ishin bërë nga një numër i deputetëve të opozitës së asaj kohe me rastin e demarkimit kufirit si pjesë e kundërshtimit të demarkacionit me Malin e Zi e cila kishte për synim që Kosovës t’i kursente në aspektin territorial rreth 8 mije hektar tokë dhe unë mendoj si avokat si veprime të tilla politike si pjesë e rezistencës politike të deputeteve të opozitës në atë kohë ato veprime ishin të drejta dhe se nuk do duhej të rezultonin dhe të konkretizoheshin me aktakuza të tilla të pabazuar nga ana e Prokurorisë së Shtetit dhe Gjykatat tona duhet të merren me trajtimin e çështjeve të profileve të larta qe kanë të bëjë me krimet e organizuara e të cilët janë edhe të shënjëstruara nga e BE dhe jo të trajtojnë një numër të caktuar të deputeteve të opozitës duke i akuzuar atë për veprimet e tyre politike sepse në rastin konkret nuk kemi të bëjë dhe nuk kemi elemente te veprës penale të cilat konsistojnë në krimin e figurës të posaçme të veprës penale me rastin e përdorimit që ndërlidhen me përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm në këtë çështje”, tha Damati. /Eo

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.