×
  • Ekonomi
  • Banka

    Dallavere për zgjedhjen e guvernatorit të BQK-së? Kryetari i Komisionit i drejtohet me letër Kuvendit

    FrontOnline
    07 Shkurt 2023

    Dyshime të reja për dallavere në përzgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës kanë dalur në pah. Përveç që pjesa më e madhe e emrave që janë dërguar në Kuvend janë të afërt me Vetëvendosjen, kryetari i Komisionit, Flamur Mrasori, po dyshon se është shkelur një nga parimet bazë të Kushtetutës: Barazia para ligjit.

    Mrasori i është drejtuar me një letër Komisionit për Buxhet dhe Financa, më saktësisht kryetarit të këtij komisioni, Armend Muja, që është deputet i VV-së. Në letrën që e ka siguruar ekskluzivisht gazeta Nacionale nga burime brenda Kuvendit, Mrasori ka shprehur kundërshtimin e tij lidhur me emrat që janë dërguar në Parlament.

    Sipas kryetarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve, edhe pse dy kandidatë kanë pasur vlerësim identik, emri i njërit është dërguar për votim në Kuvend, e tjetri jo. Kjo sipas Mrasorit, përbën cenim të Parimit të barazisë para ligjit.

    “Propozimi që është miratuar më shumicë votash ka qenë propozimi që lista përfundimtare të përfshijë katër (4) kandidatë që t’i propozohen Kuvendit të Kosovës. Lidhur me këtë propozim, vota ime është kundër, andaj edhe parashtroj këtë mendim të ndarë”, thuhet qysh në hyrje të letrës që mban datën 30 janar 2023 e të cilën e ka siguruar Nacionale.

    Mrasori që ka qenë edhe kryetar i Bordit në Bankën Qendrore të Kosovës, në letrën e tij ka bërë të ditur se ai ka kërkuar që Kuvendit t’i dërgohet lista me pesë kandidatë, e jo katër sa u dërguan në fund.

    “Ligji për BQK-në (neni 38 paragrafi 2) kërkon decidivisht që Kuvendit t’i përcillet lista me kandidatët të cilët konsiderohet se kanë përmbushur kriteret sipas ligjit. Që do të thotë së bazë esenciale për pasqyrimin e përmbushjes së këtyre kritereve është rezultati final i procesit të intervistimit dhe poentimi përkatës. Njëherësh ligji nuk kufizon numrin e kandidatëve të cilët i propozohen Kuvendit. Ndërlidhur me këtë, Paneli ka shqyrtuar dhe ka vendosur me një votë kundër (vota ime) që në Kuvend të dërgohet lista me katër kandidatë dhe atë pas rangimit të përgjithshëm të kandidatëve përmes procesit intervistues pra më datë 25 janar 2023”, thuhet në letrën e Flamur Mrasorit.

    “Mbështetur në këtë rrethanë dhe duke pasur parasysh rangimin e kandidatëve (poentimin), kam propozuar që në Kuvend të përcillet lista me pesë (5) kandidatë pasiqë kandidatët e ranguar sipas poentimit përfundimtarë me renditjen në listën ranguese 4 dhe 5 janë absolutisht me pikë të barabarta dhe arsyeja e votës sime kundër është fakti që të respektohet “Parimi i barazisë para ligjit” si njëri ndër parimet fundamentale kushtetuese për të evituar pabarazinë në trajtim mbi çfarëdo bazë dhe për të penguar diskriminimin eventual. Për të evituar cenimin e parimit në fjalë, është përgjegjësi e të gjitha institucioneve që ndërlidhën më këtë proces, të ndërmarrin veprimet e duhura që të sigurohet barazia dhe mosdiskriminimi i kandidatëve që janë pjesë e këtij procesi”, bëhet e ditur më tutje.

    Sipas Mrasorit, përfshirja e emrit të pestë për votim në Kuvend ka qenë edhe në vlerësimin e Ambasadës së Britanisë në Kosovë.

    “Për fund, përfshirja e kandidatit/es të pestë (i/e pa përfshirë në listën e të propozuarve në Kuvend) me pikë absolutisht të barabarta me kandidatin/en e katërt (i/e përfshirë në listën e të propozuarve në Kuvend), do të përbënte listën e kandidatëve të cilësuar si të emërueshëm edhe nga Paneli edhe nga projekti i mbështetur nga Ambasada Britanike, për më tepër dhe në veçanti do të evitonte cenimin e “Parimit të barazisë para ligjit” duke bërë procesin juridikisht të sigurt dhe të pa rrëzueshëm në çfarëdo rrethanash”, përfundon letra e Mrasorit.

    Përveç Mrasorit, në komisionin vlerësues për guvernator në BQK kanë qenë edhe Bashkim Nurboja, ish-kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes dhe Nora Latifi-Jashari gjithashtu e afërt me partinë në pushtet.

    Kandidatët e afërt me VV-në

    Në mesin e kandidatëve për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës është Nexhat Kryeziu. Ky i fundit aktualisht është anëtar joekzekutiv i bordit në BQK. Ishte votuar me shumicë votash nga partia e Vetëvendosjes, me të cilën dikur garonte në zgjedhje.

    Kryeziu në vitin 2017 kishte qenë kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes. Megjithatë, ai nuk kishte arritur të zgjedhet në postin e deputetit.

    Gazeta Nacionale ka raportuar se në mesin e kandidatëve që po i përkrah Vetëvendosja, është edhe Shkëndije Himaj. Kjo e fundit është në listën e ngushtë për guvernatore, pavarësisht se ka qenë e përfshirë në disa afera përgjatë kohës që punonte në Bankën Qendrore të Kosovës.

    Në një raport të Komisionit Disiplinor që e kishte siguruar Nacionale, thuhej se Himaj kishte pasur vonesa në punë, i kishte shkaktuar humbje BQK-së, mosrespektim të rregulloreve etj.

    Në këtë raport, vërtetohet se Shkëndije Himaj në disa vitet e fundit është vlerësuar me nota të dobëta të vlerësimit. Madje, Komisioni kishte gjetur se Himaj nuk ka ofruar pothuajse asnjë këshillë për Bordin Ekzekutiv të BQK-së.

    Dy kandidatët e tjerë për guvernator janë Ahmet Ismaili e Lulzim ismajli.

    Ahmet Ismaili kishte qenë drejtor i Thesarit të Shtetit në kohën kur kishte ndodhur vjedhja e më shumë se 2 milionë eurove. Ai aso kohe, e kishte pranuar se ka menduar të jap dorëheqje.

    Kurse, Lulzim Ismajli gjithashtu është një nga emrat që garon për guvernator me një përvojë brenda këtij institucioni. Ismajli ka pasur pozicionin e zv/guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Ekonomi26 Prill 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA, ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private....
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.