×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dalin detaje të reja për sulmin e mbrëmshëm në Paris, viktima ishte shtetas gjerman

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2023

    Burri i vdekur në Paris nga një sulm me thikë është gjerman, kurse edhe dy persona të tjerë janë lënduar me çekiç, njëri prej tyre është britanik.

    Sulmi ndodhi pranë Kullës Eifel pak para orës 21:00 të shtunën. Një shtetas francez 26-vjeçar i njohur për shërbimet e sigurisë është arrestuar dhe prokurorët e antiterrorizmit kanë hapur një hetim.

    Zyrtarët konfirmuan se personi i vrarë ishte një shtetas gjerman. Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, tha se viktima ishte me gruan e tij kur u sulmua dhe u godit me thikë për vdekje në Quai de Grenelle.

    Ai tha se jeta e gruas u shpëtua nga ndërhyrja e një shoferi taksie dhe se i dyshuari iku përmes një ure aty pranë që përshkon lumin Seine.

    Burri më pas sulmoi dy persona të tjerë, duke goditur njërin në sy me çekiç, tha ministri.

    I dyshuari, i quajtur në mediat franceze si Armand R, u arrestua me dyshimin për atentat – i përcaktuar në ligjin francez si vrasje me paramendim – dhe tentativë për atentat në lidhje me një sipërmarrje terroriste.

    Dy personat e plagosur – një francez rreth 60 vjeç dhe një turist britanik – u trajtuan nga shërbimet e urgjencës, shkruan BBC.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.