×
  • Kronika
  • Kronika

    Dalin detaje të reja nga plaçkitja e ndodhur mbrëmë në afërsi të Badovcit

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit.

    Si pasojë e të shtënave me armë të plagosur kanë mbetur dy persona.

    Derisa automjeti që po transportonte paratë e njërës prej bankave në Kosovë, grabitësit kanë ndaluar dhe kanë shtënë me armë në drejtim të tyre.

    Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se personat e lënduar janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa kamioneta të cilën e kishin përdorur të dyshuarit është gjetur e djegur në fshatin Parallovë të Gjilanit.“Fsh. Mramor, Prishtinë 08.03.2021-16:41. Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kishin gjuajte me armë zjarri në drejtim të viktimave ku si pasoj janë plagosur dy prej viktimave. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fsh. Parallovë të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin e Policisë.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Kronika18 Tetor 2024
    Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri në Prishtinë. Policia bën të ditur se zjarri është lokalizuar dhe poashtu është arrestuar...
    Kronika18 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur shufër metalike dhe një thikë në çantën e një personi, mashkull kosovar. Sipas raportit, me vendim të...
    Kronika18 Tetor 2024
    Një grua është dhunuar në Prizren. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 13 tetor dhe se viktima është dërguar për ekzaminime...
    Të tjera
    Sport18 Tetor 2024
    Lista e lojtarëve më të shpejtë nga secili klub në Ligën Premier tashmë është zbuluar, me Micky Van de Ven dhe Erling...
    Lajme18 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në SHBA ku do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave ku do...
    Lajme18 Tetor 2024
    Është publikuar raporti i Komunitetit të Transportit – Siguria rrugore në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023. Komuniteti i Transportit i BE-së ka...
    Lajme18 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veselaj, ka konfirmuar rastin e një lëndimi të një personi i cili...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, tha së në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel...
    Lajme18 Tetor 2024
    Deputetja e BSW-së në Bundestag, Zaklin Nastić, ka punësuar një nacionalist serbo-gjerman si bashkëpunëtor. Edhe një vit pas sulmit rus, ai mori...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.