×
  • Sport
  • Sport

    Daku: “EURO 2024” s’ishte përvojë e mirë për mua

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Kombëtarja e Shqipërisë të hënën e mbaroi aventurën në “EURO 2024”.

    “Kuqezinjtë” u gjendën në “Grupin e Vdekjes”, me kundërshtarë tejet të fortë si: Spanja, Italia dhe Kroacia.

    Skuadra e Sylvinhos arriti të marrë vetëm një pikë në përballjen me Kroacinë, që përfundoi 2:2, kurse u mposht nga Italia 2:1 dhe Spanja 1:0.

    Në përgjithësi futbollistët shqiptarë treguan paraqitje dinjitoze duke mos u turpëruar nga kombëtaret me klas botëror.

    E të marten ata veçse mbërritën në Aeroportin e Rinasit.

    Aty, një nga futbollistët më të përfolur të kombëtarës Mirlind Daku, dha një intervistë për mediat shqiptare.

    Ai deklaroi se “EURO 2024, nuk ishte dhe aq eksperiencë e mirë për të”.

    “Ka qenë një eksperiencë e mirë për gjithë grupin, por për mua jo shumë e mirë – duke e parë atë rastin që ndodhi. Por nuk kemi çfarë të bëjmë. Kombëtarja po rritet më shumë dhe jam i kënaqur që isha pjesë e saj në Euro 2024. Sylvinho u ndje krenar që e kemi përfaqësua shumë mirë. Ne dinim që ky ka qenë grup i vështirë”, tha Daku.

    Daku ishte dënuar me dy ndeshje moslojë nga UEFA, si shkak i pjesëmarrjes në thirrjet ofenduese ndaj serbëve dhe maqedonëve./GazetaExpress/

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport15 Shtator 2024
    Dy skuadra pretendente për titullin e kampionit, matin forcat sot në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Nga ora 15:00, Llapi dhe Drita dalin në...
    Sport15 Shtator 2024
    Real Madridi ka arritur mbrëmë të mposht Real Sociedadin në udhëtim me rezultat 2-0. Përkundër rasteve të mira të vendasve madrilenët arritën...
    Sport15 Shtator 2024
    Lionel Messi e shënoi rikthimin e tij  me dy gola dhe një asistim për të ndihmuar Inter Miamin në fitoren 3-1 kundër...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur, thonë nga BDI-ja, duke pohuar se Ndërmarrja publike për rrugët e shtetit ka ndërprerë...
    Sport15 Shtator 2024
    Real Madridi ka arritur mbrëmë të mposht Real Sociedadin në udhëtim me rezultat 2-0. Përkundër rasteve të mira të vendasve madrilenët arritën...
    Lajme15 Shtator 2024
    Që nga fillimi i qeverisjes Kurti II, u është premtuar pensionistëve të vendit se do të kenë rritje. E, si duket kjo...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka potencuar se premtimi i Vetëvendosjes për ndërtimin e 160 çerdheve ishte pritur me entuziazëm. Ai thotë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Deputeti i LVV-së, Ardian Gola ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj  lidhur me situatën në veri të Kosovës....
    Lajme15 Shtator 2024
    Leutrim Retkoceri, shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, ka reaguar ndaj akuzave të drejtorit të Shërbimeve Publike në Kryeqytet,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.