×
  • Vip
  • Vip

    Dafina Zeqiri i kthehet ashpër Sara Hoxhës: Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd, mos ma përmend emrin

    FrontOnline
    08 Tetor 2023

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar së fundmi publikisht ndaj intervistës së dhënë nga Sara Hoxha.

    Kjo e fundit në “S’e luan Topi” ishte pyetur nga gazetarja për raportin e sa me Dafinën, duke qenë se këngëtarja është ish-e dashura e burrit të saj, reperit Ledri Vula.

    “Nga gjithë këto zhurma që bëhen që gjërat transmetohen me idenë që të bëjnë sa më shumë klikime, sa më shumë bujë. Unë nuk kam dashur të flas për këtë temë, por kam qenë shumë okay me Dafinën apo gjithë ish të dashurat e Ledrit. I kam takuar apo nuk i kam takuar, unë nuk kam aty pse të bëhem xheloze apo të mbaj mëri”, tha Sara.

    “Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtetë që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mire”, u shpreh më tej partnerja e Ledrit.

    Por kjo mesa e ka inatosur Dafinën, e cila ka reaguar me një status në rrjetin social Threads, ku shkroi: “Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe ‘burrin’ tënd. Ndalo së përmenduri emrin tim, sa e vështirë mund të jetë? Ti je kaq obsesive, relaksohu”, ka shkruar Dafina në Threads.

    Dafi

    Ndërsa lidhur me reagimet në fjalë, nuk ka pasur ende një deklarim nga vet Ledri lidhur me çështjen në fjalë.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka...
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Të tjera
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sekretari i “Nisma Socialdemokrate”, Bilall Sherifi i ka komentuar për “Front Online” përgjimet e publikuara ndërmjet Kusari-Lilës dhe Radojçiqit. Sherifi ka deklaruar se...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua ditën e sotme me kryetarin e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Driton Selmanaj e ka komentuar për “Front Online” bisedën e fundit mes Mimoza Kusari-Lilës, shefes së GP-së...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e ka përgatitur një dokument për kryeministrin Albin Kurti në të cilin i ka propozuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.