Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka përsëritur se sot se pika e njohjes reciproke që gjendet në draft dokumentin e ofruar nga SHBA për Serbinë në negociatat me Prishtinën në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka ndonjë rëndësi dhe nuk do të jetë në “dokumentin ekonomik” përfundimtar që duhet nënshkruar sot.
Ai tha se në atë mënyrë, Shtetet e Bashkuara donin të kënaqnin vetëm anën e Prishtinës, kështu që “nëse kalon, do të kalojë”, sepse nëse do të ishte e rëndësishme për ta, do të ishte e para, jo pika e dhjetë, raporton TV Prva.
Kryediplomati serb përsëriti se Serbia dëshiron një kompromis në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe nuk pranon asnjë ultimatum.
Ai tha se nuk shihte asgjë të gabuar me faktin se, përveç temave ekonomike që u njoftuan, lindi edhe një çështje politike, sepse kjo tregon vetëm se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur dhe se Ëashingtoni është i vetëdijshëm për këtë.
Duke komentuar njoftimin nga Shtëpia e Bardhë se presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë në nënshkrimin e sotëm të “dokumentit ekonomik”, Daçiq vlerësoi se është shumë i rëndësishëm sepse prania e tij do të thotë se ai do të jetë garantuesi i asaj që po nënshkruhet.
Sipas tij, pozicioni i Serbisë ka ndryshuar në skenën ndërkombëtare, sepse “Kosova nuk mund të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare pasi që nuk ka më shumicën”.