Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se nëse takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë do të jetë një hap përpara ose një debakël në dialog varet nga kush se çka pret nga takimi.
Kryediplomati serb tha se Serbia është për marrëveshje dhe negociata, por jo dhe për një ultimatum.
“Presioni mbi shtetin dhe mbi njeriun personalisht do të jetë i madh, me shantazhe, kërcënime për të ardhmen e tij dhe të gjithë vendin, por unë gjithashtu e di se si reagon Aleksandar Vuçiq ndaj kësaj. Kështu që unë nuk e këshilloj që të shkojë përmes ultimatumit në rastin e Serbisë dhe Vuçiqit, që nuk është mënyra për të zgjidhur problemin, ne jemi për bisedime dhe marrëveshje, por nuk pranojmë ultimatume”, shto Daçiq, raporton Tanjug.