×
  • Auto
  • Auto

    Cybertruck mund të mos vijë kurrë në Evropë, kjo është arsyeja

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2023

    Tesla lansoi të enjten kamionçinën e shumëpritur Cybertruck, që ishte paralajmëruar vite më parë.

    Në eventin e lansimit janë kryer dërgesat e para të kamionçinës nga prodhuesi amerikan i veturave elektrike, përcjell FrontOnline.

    Por, a mund të vijë Cybertrucku edhe në Evropë?

    Zëvendës-presidenti i Tesla-s për Inxhinierinë e Automjeteve, Lars Movray konfirmoi për TopGear Netherlands se Cybertrucku mund të mos vijë kurrë në Evropë.

    Kjo për shkak të dizajnit specifik që ka kjo kamionçinë dhe për t’u shitur në Evropë duhet të jetë në përputhje me rregulloret evropiane për dizajne të caktuara.

    Rregulloret evropiane parashikojnë që skajet e pjesëve të makinave të jenë më të lakuara dhe të lëmuara dhe jo të mprehta dhe këndore.

    “Së pari, tregu për kamionçina në Amerikë është i madh”, tha Moravy. “Dhe dy: Rregullohet evropianet parashohin një trashësi lakore prej 3.2 milimetrash në pjesët e spikatura. Për fat të keq, në këtë rast është e pamundur të arrihet”, shtoi ai./FrontOnline/

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Auto26 Korrik 2024
    Në mars të vitit 2022, Porsche vendosi një objektiv të guximshëm. Kompania donte që automjetet elektrike të përbënin më shumë se 80...
    Auto26 Korrik 2024
    E përkushtuar për “ndërtimin e qytetit të së ardhmes, respektimin e mjedisit dhe komuniteteve urbane”, Toyota po ecën përpara në lëvizshmëri të...
    Auto25 Korrik 2024
    Gjatë viteve të fundit, Ford bëri një shtytje agresive për të nxjerrë më shumë automjete elektrike në rrugë – siç bënë shumë...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.