-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Covidi gjallërohet në Azi

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Ndërsa Europa dhe vendet e Amerikës Latine fillojnë heqjen e masave të karantinës, në Azi po tentohet të izolohet përhapja e infeksionit të koronavirusit. Azia, Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut janë disa nga shtetet që i druhen rikthimit të epidemisë vdekjeprurëse.

    Shumica e vendeve aziatike po raportojnë përditë e më shumë raste të reja me koronavirus, duke konfirmuar se emergjenca pandemike globale nuk do ketë të ndalur as këtë fillimverë.

    Zelanda e Re njoftoi të martën për dy raste infeksioni me Covidin e ri pasi prej javësh vendi kishte shpallur fitoren ndaj pandemisë.

    Dy gratë mes të tridhjetave dhe dyzetave kishin ardhur nga Britania e Madhe për të ngushëlluar një të afërmin e tyre që kishte ndërruar jetë, dhe me këtë motivacion i kishin shpëtuar karantinës së detyrueshme dyjavore që aplikojnë autoritetet zelandeze për udhëtarët e huaj.

    “Nuk shpresonim që të kishim raste të reja, por është diçka që e prisnim dhe jemi të përgatitur. Dy gratë vepruan ashtu siç iu kërkua, duke u testuar pas udhëtimit të tyre, por nga sot do sigurohemi që askush të mos lirohet nga karantina pa u analizuar dhe pa dalë negativ me Covid.”

    Në Kinë, ndërkohë, dikur epiqendra fillestare e epidemisë vdekjeprurëse, autoritetet konfirmuan 40 raste të reja të infeksionit me koronavirus, 27 prej tyre vetëm në kryeqytet.

    Që nga e premtja e kaluar, vendi ka raportuar mbi 107 persona të infektuar.

    Infeksioni mendohet se është shpërndarë më së shumti nga një treg shumice të fruta-perimeve dhe mishit e peshkut në Pekin.

    Analizat laboratorike tregojnë se virusi mund të jetë importuar nga jashtë, thotë një ekspert kinez.

    “Epidemia duket se lidhet me produktet si mishi apo peshqit. Ai lloj mjedisi në treg, veçanërisht i ftohtë, duket se e mban gjallë virusin për një kohë më të gjatë. Ne e kemi izoluar informacionin gjenetik të virusit dhe na del se ai është i ndryshëm nga dy muaj më parë. Duket qartë se është shpërndarë nga vendet europiane, ndoshta nga SHBA-ja apo Rusia. Ky nuk është kinez.”

    Për të ndalur përhapjen e infeksionit, Kina ka urdhëruar ndalimin e personave që konsiderohen të rrezikshëm që ata të mos udhëtojnë jashtë Pekinit, si vatër e re e epidemisë.

    Koreja e Jugut gjithashtu po përballet me një numër rastesh në rritje të koronavirusit, 34 të infektuar të rinj vetëm të martën dhe shumica në zonat e populluara të kryeqytetit Seul.

    27 raste të reja raportoi edhe Japonia në 24 orët e fundit, Filipinet shtynë deri më 30 qershor karantinën e përgjithshme, 214 raste të reja brenda ditës njoftoi edhe Singapori, ndërkohë që në tërë botën numri i bartësve të infeksionit arriti mbi 8 milionë, dhe mbi 430 mijë janë viktimat.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova ka uruar të gjithë besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit. Siljanovska-Davkova dërgoi mesazh urimi edhe...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Kombe të Bashkuara (OKB) kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare dhe ndihma të shpejta për Mianmarin pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Një aeroplan i vogël ka shpërthyer dhe është rrëzuar në një shtëpi në Brooklyn Park, Minesota, të shtunën pasdite, duke shkaktuar tragjedi...
    Të tjera
    Lajme30 Mars 2025
    Prince Caffe, një nga brendet më të njohura të njohura në Kosovë dhe rajon, ua ka uruar klientëve të vet festën e...
    Lajme30 Mars 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me pjesëtarë të subjektit që drejton kanë qenë për vizitë në selinë e...
    Lajme30 Mars 2025
    Në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për vizitë ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Osmani uroi festën e Fitër Bajramit...
    Lajme30 Mars 2025
    Tre persona janë lënduar, përfshirë një shtetase të Hungarisë, dhe dy kosovarë, nga një vetaksident në fshatin Balloc të Podujevës, të shtunën....
    Sport30 Mars 2025
    Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Ademi tha...
    Lajme30 Mars 2025
    Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besitmarët myslimanë. Në një postim në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.