Guvernatori i Texas ka rikthyer disa kufizime në tentativë për të frenuar ritjen e madhe e numrit të infeksioneve të reja me të cilat vendi po përballet prej disa ditësh.
Duke filluar nga nesër do mbyllen baret kurse restorantet do punojnë me orare të reduktuara dhe do të duhet të zvogëlojnë kapacitetin e tyre me 50%.
Në tre ditët e kaluara Texas ka regjistruar 5,400 raste të reja për 24 orë.
SHBA kryeson renditjen në grafikun e pandemisë me rreth 2.5 milionë raste infeksioni dhe afro 125 mijë viktima.