×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    COVID-19, Rusia shikon mundësinë e uljes së shpenzimeve ushtarake

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Rusia po shqyrton mundësinë e shkurtimit të shpenzimeve ushtarake, tani që çmimet e ulëta të naftës dhe kriza e koronavirusit e kanë goditur rëndë ekonominë e saj, siç tregon një dokument i publikuar nga ministria e financave.

    Ministria ka propozuar që qeveria të shkurtojë shpenzimet shtetërore për ushtrinë me 5 për qind për periudhën 2021-2023.
    Propozimi përfshin gjithashtu shkurtime prej 10 për qind të shpenzimeve buxhetore në kategori të tjera, si sistemi gjyqësor, pagimi i borxhit dhe pagat e nëpunësve civilë.

    Rusia, e cila demonstroi forcën ushtarake me aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe me ndërhyrjen në konfliktin sirian, doli nga lista e pesë shpenzuesve më të mëdhenj ushtarakë në 2018, kur shpenzimet e saj ranë 3.5 për qind.

    Vitin e kaluar ajo u rikthye si shpenzuesi ushtarak i katërt më i madh në botë dhe rriti shpenzimet ushtarake me 4.5 për qind në 65.1 miliardë dollarë, sipas Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Paqen në Stokholm.

    Kjo shumë korrespondonte me 3.9 për qind të prodhimit të saj të brendshëm, tha Instituti.
    Presidenti Vladimir Putin ka bërë thirrje për standarde më të larta jetese dhe për investime në kujdesin shëndetësor dhe arsimin. Disa zyrtarët qeveritarë ndërkaq kanë kërkuar ulje të shpenzimeve ushtarake për të çliruar fonde për nisma të tilla.

    Nën Presidentin Putin shpenzimet ushtarake janë rritur, por Kremlini tha në vitin 2018 se brenda pesë viteve të ardhshme, Rusia do ta shkurtonte buxhetin e saj të mbrojtjes në më pak se 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm të Përgjithshëm.

    Rusia i mban sekret shifrat e sakta të financimit ushtarak, por në vitin 2018 ministria e mbrojtjes tha se 20 trilionë rubla (282 miliardë dollarë) ishin caktuar për ndërtimin e infrastrukturës ushtarake nën një program të ri armatimi për vitet 2018-2027. Banka Botërore parashikon që ekonomia ruse të tkurret me 6 për qind këtë vit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të shkojë në spital për t’i hequr prostatën të dielën. Kjo pasi ai u diagnostikua me një...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për hetimin e nisur nga SPAK-u për kryetarin e Tiranës dhe bashkëpartiakun e tij, Erion...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Forcat izraelite arrestuan më shumë se 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra nga stafi mjekësor dhe drejtorin e një spitali verior të Gazës që...
    Të tjera
    Sport28 Dhjetor 2024
    Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, ka thyer heshtjen e tij pas lëndimit që pësoi e i cili do ta lë atë për...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Forcat izraelite arrestuan më shumë se 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra nga stafi mjekësor dhe drejtorin e një spitali verior të Gazës që...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kandidati i për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri, thotë se si pasojë e mungesës së energjisë elektrike dhe temperaturave të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar pretendimet se masat e subvencionimit të pajisjeve ngorhëse efiçiente nga dikasteri që ajo udhëheq kanë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq, njoftoi se Prokuroria e Lartë Publike në Nish e ka hedhur poshtë padinë penale të Ministrisë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.