×
  • Lajme
  • Lajme

    Covid-19, në Viti shërohen 7 persona, pritet ri-testimi i 14 të tjerëve

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Të martën, komunës së Vitisë iu shtuan edhe tre raste me të infektuar me Covid-19, duke çuar në 52 numrin e të prekurve me këtë virus, raporton Front Online.

    Rreth gjendjes së pacientëve të infektuar me këtë virus, për portalin “Front Online”, foli zëdhënësi i Shtabit Emergjent për Covid-19 në Viti, Tefik Salihu.

    Ai tha se deri tani janë shëruar shtatë persona.

    “Mbrëmë në IKSHPK janë diagnostikuar edhe tre persona me virusin Korona nga Komuna e Vitisë, duke ngritur në 52 numrin e të infektuarve në komunën tonë. Deri tani shtatë persona janë shëruar. Pesë të infektuar po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë, kurse të tjerët në shtëpi. Gjendja shëndetësore e të gjithëve është stabile, pa shenja të përkeqësimit. Mosha e të infektuarve është e ndryshme nga 2 deri ne 77 vjet”, u shpreh ai.

    Tutje, Salihu tregoi se janë në pritje për rezultatet e ri-restimeve për disa pacientë.

    “Aktualisht nuk ka persona të dyshimtë, por po gjurmohen kontaktet e tre vetave të cilën mbrëmë dolën pozitiv. Ndërkohë sonte priten rezultatet e ri-testimit të 14 personave të infektuar më herët, ndërsa një tjetër do të testohet për herë të parë”, deklaroi Salihu për Front Online.

    Vitia ishte komuna e parë e prekur me Covid-19 në Kosovë./Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.