
Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se edhe një pacient nga kjo komunë në ritestimin e parë për Covid-19 ka dalë negativ.
“Bazuar në raportin e sotëm të IKSHP, në ritestimin e parë nga sot kemi edhe një person që ishte i infektuar nga virusi COVID-19 e që ka rezultuar negativ. Gjatë ditës së sotme dhe nesër presim rezultatet e testeve të dyta me shpresë që të gjitha të dalin negative”, njofton kjo komunë.