×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    COVID-19, mjekët paralajmërojnë pasoja afatgjata në organizëm

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Ende ngelen të paqarta pasojat afatgjate që coronavirusi mund të shkaktojë në organizëm. Informacionet e fundit nga disa mjekë me përvojë në Itali, ngritën shqetësime se pasojat nga pandemia mund të jenë shumë herë më të mëdha sesa ç’u mendua në fillim. Mjekë dhe pacientë nga një prej qyteteve më të prekura në Evropë, rrëfejnë përvojën e tyre.

    Sipas disa mjekëve me përvojë në qytetin e Bergamos në Itali, një përqindje e konsiderueshme e të mbijetuarve të COVID-19 po shfaqin simptoma problemesh kronike. Kjo gjë ka ngritur shqetësime se pasojat e infeksionit janë më të mëdha sesa mendoheshin në fillim. “Është një sëmundje sistematike që dëmton arterie në të gjithë trupin, gjë që ndikon edhe tek veshkat dhe truri. Kemi vërejtur edhe dëme të tjera akute si dështim të funskionimit të veshkave që kërkon dializë ose goditje në tru dhe më pas infarkt akut të miokardit. Pra kemi vërejtur shumë ndërlikime të shkaktuara nga virusi. Tani po shohim se një përqindje e madhe e të prekurve po shfaqin dëme kronike nga virusi”, tha Dr. Roberto Cosentini, shef i pavionit të urgjencës në spitalin Papa Giovanni.

    “Disa nga organet, siç janë mushkëritë, preken më shumë. Por preken edhe truri, lëkura dhe ndonjëherë kemi edhe pezmatim të enëve të gjakut. Pra, nuk është infeksion që lidhet vetëm me frymëmarrjen. Nuk ka mbaruar”, tha Dr. Emanuela Catenacci, neurokirurge në spitalin Kremona. Bergamo është një nga qytetet më të prekura në Evropë nga pandemia. Sipas Business Insider disa të mbijetuar të virusit kanë probleme me përqendrim, punë normale dhe aktivitete fizike.

    “Për ata që nuk respektojnë rregullat, do të doja të përjetojnë për një javë atë që ndjeva unë, që një javë të ndjehen aq keq sa kam qenë unë. Kështu mbase do të kuptonin se nuk duhet të injorohen paralajmërimet ose rregullat e detyrueshme që duhen zbatuar”, tha Filippo Alvaini, i mbijetuar i COVID-19. Në përgjithësi shumica e njerëzve të infektuar me COVID-19 e marrin veten brenda pak javësh. Ndërsa ata që përjetojnë simptoma më afatgjate, zakonisht përballen me plogështi, dhimbje koke, ankth dhe dhimbje muskulore, probleme këto që zgjasin për disa javë.

    Pacientët që kanë nevojë për kujdes intensiv, përfshirë ata që vihen në aspirator ose dializë, përballen me probleme më serioze. Ata që preken nga pneumonia mund të përjetojnë dhimbje të mushkërive. Ekzistojnë raporte për ënjtje të indit të zemrës, aritmi të zemrës, probleme në funksionimin e veshkave dhe mëlçisë. Megjithatë, është ende herët të dihet nëse këto probleme do të jenë të përhershme për këta pacientë. /tch/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.