×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    COVID-19, GAP: Rreth 48 përqind ka rënie të të hyrave në ndërtim dhe tregti

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Instituti GAP ka dalë me një raport “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë e Kosovës”, në të thuhet se masat parandaluese të pandemisë shkaktuan rënien më të lartë të prodhimit vendor që nga paslufta duke bërë që Bruto Produkti Vendor (BPV) të bie për 9.28 % në tremujorin e dytë.

    “Në këtë raport, Instituti GAP paraqet ecurinë e komponentëve kryesor që përbëjnë BPV-në dhe indikatorët tjerë makroekonomik në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 (janar-qershor) me qëllim që të pasqyrojë ndikimin e kësaj krize në të gjithë sektorët ekonomik të vendit”.

    “Situata emergjente ndikoi në ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve ku ekonomitë familjare ngritën shpenzimet për produkte bazike, ndërsa reduktuan shpenzimet joesenciale. Aktivitetet ekonomike të cilat shënuan rritje në tremujorin e dytë ishin industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë me 19.8 % dhe informacioni dhe komunikimi me 29.6 %”, thuhet në njoftim të GAP-it.

    Sipas këtij raporti të GAP thuhet se rënie të të hyrave patën të gjitha industritë, ajo më e larta u shënua në industrinë e ndërtimit dhe tregtisë me -47.08 %.

    “Transporti, akomodimi dhe gastronomia me -24.4 %. Po ashtu gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti industritë deklaruan rreth 584 milionë euro ose 11 % më pak qarkullim në Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”.

    “Qeveria e Kosovës aprovoi pakon e parë fiskale me vlerë prej 190 milionë euro dhe propozoi riorientimin e shpenzimeve buxhetore, nga kategoria e shpenzimeve kapitale në kategorinë e pagave, transfereve dhe subvencioneve. Megjithatë, kjo pako nuk arriti të implementohej në tërësi në tremujorin dytë dhe për këtë arsye shumë qytetarë dhe biznese nuk morën ndihmën në kohën e duhur. Si rezultat në gjashtëmujorin e parë shpenzimet ishin vetëm 18.8 milionë euro ose rreth 2 % më të larta se në gjashtëmujorin e parë të vitit paraprak. Riorientimi i buxhetit si masë e vetme pa rritur borxhin publik do të jetë i padobishëm në mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike”, thuhet në njoftimin e GAP.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Drejtori për Fqinjësi dhe Zgjerim e BE-së ka shkruar në faqen zyrtare për raportin më mes të Kosovës dhe BE-së, duke treguar...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës do të mbështesë me 100 mijë euro familjarët e veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për vrasjen e të cilit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Hajdar Beqa me numër 31, fton të gjithë bashkëatdhetarët që të votojnë, pasi vota e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.