×
  • Lajme
  • Lajme

    Covid-19, a janë vaksinuar ish-krerët e UÇK-së në Hagë?

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka kohë që ka marrë vaksinën, si mbrojtje nga virusi korona.

    Që në seancën e parë, mbajti maskën si masë mbrojtëse nga covid-19.

    Atë e largonte, vetëm kur u përgjigjej pyetjeve të gjykatësit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Por, ish – zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kohë që ka marrë vaksinën, si mbrojtje nga virusi korona.

    Këtë e kanë konfirmuar për T7, familjarë të Krasniqit të cilët shtojnë se edhe shëndeti i këtij të fundit është stabil.

    E në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, po qëndrojnë edhe gjashtë personalitete të tjera të Luftës së UÇK-së.

    Thaçi, Veseli, Selimi, Haradinaj, Gucati e Mustafa ka afro gjashtë muaj që janë brenda mureve të këtij objekti.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mbrojtur këta të fundit, nga covid-19, ani pse nuk kanë treguar specifikisht, se të njëjtit tashmë janë vaksionuar.

    Vaksinimi i ish-krerëve të UÇK-së, ka bërë që të ketë rishikim të vazhdueshëm të masave që DHSK ka vendosur.

    Kjo pritet të mundësojë, edhe rifillimin e vizitave personale, të cilat asnjë nga ish-krerët nuk i zhvilluan fizikisht me familjarët e tyre, tash e gjashtë muaj.

    Të gjithë të Paraburgosurit gjatë kësaj periudhe, janë pajisur me mjete që shërbejnë për të mbajtur lidhjen anëtarët e familjes dhe të tjerët gjatë qëndrimit në paraburgim.

    Vizitat personale me anëtarë të familjes dhe vizitorë të tjerë në institucionet e paraburgimit janë përkohësisht të kufizuara.

    Për t’ua lehtësuar kontaktin me familjarë, një numër i arsyeshëm i thirrjeve telefonike është financuar nga Regjistri i DHSK-së.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb. Maqedonci, theksoi se një pjesë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe ka bërë thirrje që vendit t’i jepet...
    Lajme14 Tetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira të ulëta...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së. Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes këtë...
    Sport14 Tetor 2024
    Ylber Ramadani beson se suksesi ndaj Gjeorgjisë erdhi për shkak se ekipi dha shpirtin në fushën e lojës.   Mesfushori i kuqezinjve...
    Lajme14 Tetor 2024
    Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë pozitë shtetërore e as drejtuese në korporatë vendos se kur të...
    Sport14 Tetor 2024
    Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani shënoi golin e fitores ndaj Gjeorgjisë.   Ky gol erdhi si dhuratë për ditëlindjen e...
    Sport14 Tetor 2024
    Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për Tv Klan, pas fitores minimale ndaj Gjeorgjisë. Tekniku kuqezi deklaroi se ishte një ndeshje e mirë,...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Çeku ka zhvilluar takim bilateral me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Nga kancelari gjerman kryeministri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.