×
  • Lajme
  • Lajme

    CorrWatch: Neglizhenca e Ministrisë së Mbrojtjes shkaktoi problemin me ushqim në FSK

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Iniciativa CorrWatch është shprehur e shqetësuar mbi procedurat e Ministrisë së Mbrojtjes, për furnizim me ushqim për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Përmes një reagimi në faqen e tyre zyrtare, kanë thënë se Ministria e Mbrojtjes ka neglizhuar çështjen e furnizimit me ushqim për FSK-së dhe sipas tyre kjo është një “shkelje e qartë e nenit 35 të Ligjit për Prokurimin Publik”.

    Më tej, kjo orgaizatë ka theksuar se ministria ka zhvilluar një procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, duke u justifikuar me emergjenca ekstreme.

    “Emergjenca e shkaktuar i atribuohet mosveprimeve dhe neglizhencës së MM. Nisur nga kjo konsiderojmë që MM duke zhvilluar procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, duke u thirrur në emergjenca ekstreme, ka bërë shkelje të nenit 35 të LPP-së. E dyta, me kontratë janë shpërblyer OE-të që nuk i kanë plotësuar kërkesat në dosjen e tenderit. Me 15 tetor, MM ka njoftuar se është anuluar ky aktivitet i prokurimit. Megjithatë, në bazë të të gjitha fakteve të shtjelluara më lartë shihet që MM ka dështuar në përmbushjen e obligimeve ligjore”, thuhet në reagimin e tyre.

    Përveç kësaj, ministria thuhet se ka bërë një sërë shkeljesh të tjera gjatë negocimit.

    “Përpos kësaj, CorrWatch, ka gjetur se MM gjatë negocimit të aktivitetit të fundit ka bërë edhe një varg shkeljesh të tjera. MM ka ftuar në negocim vetëm tre OE kështu duke bërë shkelje të nenit 7.1i cili parasheh se ”AK nuk do të ekzekutojë asnjë aspekt të aktivitetit të prokurimit në një mënyrë që redukton apo eliminon konkurrencën në mes të operatorëve ekonomik ose që diskriminon në dëm ose në të mirë te një ose më shume operatoreve ekonomik”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

    Sipas organizatës, vetëm tre operatorë ekonomikë janë ftuar në negocim, duke shkelur nenin 7.1, që parashikon se “AK nuk do të ekzekutojë asnjë aspekt të aktivitetit të prokurimit në një mënyrë që redukton apo eliminon konkurrencën”.

    CorrWatch gjithashtu ka njoftuar se janë shpërblyer operatorë ekonomikë që nuk i kanë plotësuar kërkesat e dosjes së tenderit.

    Në përfundim, CorrWatch ka bërë thirrje për reflektim nga institucionet dhe hallkat përgjegjëse mbi këto procedura të kundërligjshme.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka kritikuar ashpër Qeverinë ‘Kurti’, duke thënë se po i mbron personat e korruptuar. Rukiqi...
    Lajme17 Tetor 2024
    Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet...
    Lajme17 Tetor 2024
    SBASHK në lidhje me fenomenin e fundit të lëndimit të nxënësve në shkollat e Kosovës, ka paralajmëruar se së bashku me disa...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar si donacion 30 shtretër për pacientët, një ndihmë e rëndësishme që do të përmirësojë kushtet...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Australia do t’i japë Ukrainës 49 nga tanket e saj të vjetra të tipit “M1A1 Abrams”, tha të enjten Ministri i Mbrojtjes...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Demokratët Elda Hoti, Petrit Doda dhe Gëzim Ademaj janë deputetët që u përjashtuan nga kryetarja e Kuvendit në Shqipëri, Elisa Spiropali. Teksa...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Deputetët e opozitës janë përplasur me efektivët e gardës në hyrje të godinës së Parlamentit, pasi nuk u lejuan të futen brenda....
    Lajme17 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se sipërfaqja e punuar e tokës është rritur në 121 mijë hektarë,...
    Lajme17 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka shprehur shqetësimin e saj për vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.