Rritja e numrit të pacientëve të infektuar me COVID-19 i mbushi kapacitetet e spitalit të Strumicës.
Sipas drejtorit Naqe Gogov, në Repartin Infektiv tashmë janë mbushur kapacitet, ndërsa pacientët që kanë gjendje më të përkeqësuar shkojnë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në Repartin Infektiv ka gjithsej 25 shtretër, por për shkak të protokolleve atje mund të mjekohen 15 pacientë, aq sa ka tani. Kapaciteti është i mbushur dhe tashmë mendojmë për shfrytëzimin e hapësirave të tjera”, thotë drejtori i spitalit Gogov.
Ndryshe, gjatë dy ditëve të fundit në Strumicë ka 30 raste të reja me coronaviurs, ndërsa në mesin e tyre është regjistruar edhe një fëmijë 5-vjeçar që ka shkuar në çerdhe.