Çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë janë shtrenjtuar për 4.9 përqind në muajin shtator të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, 2020.
Këtu hyn edhe çmimi i vajit, që është ngritur së fundmi.
Ky produkt në marketet kosovare po shitet 1.99 euro. E të njëjtin, shumë më lirë në shtetin e tyre e blejnë gjermanët, 1.19 € , shkruan “Front Online”.
Kështu të paktën dëshmohet përmes kërkimi në njërin prej marketeve më të mëdha në Gjermani, Aldi.
Paga mesatare bruto në Gjermani është 3703 € dhe paga mesatare neto në Gjermani është 2270 €, shkruan “Front Online”.
E në vitin 2020, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 466 Euro, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Front Online më herët raporti se edhe në Finlandë vaji shitej më lirë sesa në Kosovë./“Front Online”
LEXO EDHE: Çmenden tregtarët, vaji në Kosovë 1.99 €, në Finlandë 1.69 €