×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Çmimet e prodhimeve bujqësore me 12.5 për qind rritje, krahasuar me 2015

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi nga viti 2015 deri në 2020.

    Sipas ASK-së, për të bërë krahasime dhe për t’i vërejtur ndryshimet, janë prezantuar të dhëna për vitet 2015-2020 dhe për vitin bazik të vitit 2015, (2015 =100).

    ASK thotë se ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

    Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore, sipas ASK-së, janë ndarë në prodhimet bimore dhe blegtorale.

    “Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë. Në vitin 2020 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 4.4%, krahasuar me vitin 2019. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 2.3% në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Indeksi total i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rritje për 3.2% për vitin 2020. Në vitin 2020 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 12.5%, krahasuar me vitin 2015. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 8.2% në vitin 2020, krahasuar me vitin 2015. Indeksi vjetor total i prodhimeve bujqësore ka rritje për 10.0 % në vitin 2020, krahasuar me vitin 2015”, thuhet në komunikatë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri Hamza pas tubimit të madh të PDK-së, ka reaguar përmes një...
    Lajme11 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore nga palestra “Shani Nushi” në Gjakovë. Kandidati i kësaj partie për kryeministër, njëherësh kryetar i...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka folur edhe për përkeqësimin e raporteve të Kosovës me aleatët perëndimorë. Ai ka thënë...
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. Ai ka treguar sfidat nëpër...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një video në rrjetin social ‘’Facebook’’, ku ka treguar se në mëngjesin e sotëm,...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në hapje të fushatës së partisë së tij për zgjedhjet e 9 shkurtit, ai pozoi bashkë me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.