Miss Intercontinental Serbia i ka surprizuar të gjithë me gjestin e fundit në Sharm el-Sheikh. Valentina Petrovic së bashku me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën kanë pozuar së bashku, duke bërë shqiponjën dy-krenare.
Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në një faqe serbe në Instagram, e cila e ka quajtur provokim gjestin e përfaqësueses së vendit të tyre.
Një gjest i tillë u përsërit edhe në vitin 2019 nga Miss Serbia, ku mediat vendase e konsideruan si një skandal të madh.