Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike ka marrë aprovimin në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të hënën, në tentimin e shtatë.
Projektligji ka 13 nene.
Në nenin 5 të tij thuhet se me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, pjesëmarrësit mund t’i tërheqin dhjetë për qind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK, në përputhje me nenin 12A të këtij ligji.
Aty nuk specifikohet nëse kjo e drejtë vlen për të gjitha kategoritë kontributpaguese apo jo.
Kohëzgjatja e këtij projketligji është deri në fund të vitit 2021.