Kryetari i Shoqatës së Gastronomve të Kosovës, Petrit Kllokoqi e ka konfirmuar se në takimin e fundit që kishin me ministrinë e Shëndetësisë Arben Vitia ju është premtuar pagesa për gjysmën e qirave për lokalet si dhe pagesa tjetër për pagat e punëtorëve.
Kllokoqi theksoi se në këtë takim nuk është specifikuar se si dhe kur do të ndodhë një gjë e tillë.
“Po na është premtuar gjysma e qirave dhe gjysma e pagave e cila nuk është specifikuar se si do të ndodh”, tha Kllokoqi për Syri Kosova.
Me vendim të fundit të Qeverisë së Kosovës, nga dita e sotme e 7 prillit kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid duke ndaluar veprimtarinë e qendrave tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë marketet ushqimore, farmacitë si dhe shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më datë 18 prill.